Lidhja e Edit me Dolcen në krizë!


Në shtëpinë më të madhe në vend, tensionet duket se po arrijnë kulmin. Edi ka ndarë me Londrimin dyshimet dhe shqetësimet e tij rreth raportit me Dolcen, duke pranuar se pas rikthimit të saj nga Grande Fratello, ka vërejtur një ftohtësi të theksuar në sjelljen e saj ndaj tij.

Sipas Edit, diçka ka ndryshuar mes tyre dhe marrëdhënia nuk është më si më parë. Kjo situatë ka ngritur dyshime për një krizë serioze, madje duke lënë të hapur mundësinë që çifti të jetë drejt ndarjes.

Sonte, në Prime, pritet të diskutohet në detaje gjithë rrugëtimi i kësaj marrëdhënieje — nga fillimet e saj deri në momentin aktual. Publiku është në pritje që produksioni t’u shfaqë banorëve edhe pamje nga eksperienca e Dolce-s në Grande Fratello, ku ajo u afrua me një tjetër banor, me të cilin shikuesit vunë re një kimi të dukshme.

Situata u bë edhe më e ndjeshme pas deklaratave të Dolce-s në versionin italian, ku ajo u shpreh se ishte “single”, një pohim që ka ndezur reagime dhe pikëpyetje të forta jashtë shtëpisë.

Të gjitha sytë janë nga Prime i mbrëmjes, ku pritet të zbardhet e vërteta dhe të shihet nëse kjo marrëdhënie ka ende shpresë apo është drejt fundit.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Trump: Macron dhe Starmer trimërohen pak kur nuk jam unë pranë tyre

Presidenti amerikan, Donald Trump komentoi marrëdhëniet me homologun francez, Emmanuel Macron dhe kryeministrin britanik, Keir Starmer, duke thënë se ata priren të jenë “pak...

Shefi i NATO-s në Davos: Çështja kryesore nuk është Grenlanda, por Ukraina

Çështja kryesore nuk është Grenlanda tani, çështja kryesore është Ukraina. Kështu tha sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte në Davos. Duke folur në një panel...

Reagon familja e Brikenës pas deklaratave të Mateos për raportin e tyre dhe puthjet e pretenduara

Mateo Borri ka dhënë disa detaje shtesë në lidhje me njohjen me Brikena Selmanin. Ai ka përmendur edhe disa arsye që çuan në prishjen e...

“Ta fik cigaren në ballë”- debat i ashpër mes Kristit dhe banorit të ri në Big Brother

Një debat i ashpër ka ndodhur në Big Brother VIP Albania 5 mes Kristit dhe Rogertit. Rogerti, banori më i ri i shtëpisë më të...

Kurti takohet me Kos: Kosova dëshmoi progres, meriton statusin e vendit kandidat

Në margjina të Forumit Ekonomik Botëror në Davos, kryeministri në detyrë Albin Kurti, ka zhvilluar takim meKomisioneren e Bashkimit Evropian për Zgjerim, Marta...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu