Osmani: Jo njëherë, por disa here e kam vizituar edhe Bedri Hamzën

Osmani u pyet nga gazetarët pse nuk e kishte vizituar Hamzën gjatë kohës që ai ishte kryetar i Mitrovicës, por këtë e quajti “propagandë”.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është pyetur nga gazetarët gjatë vizitës së saj në Mitrovicë se përse një vizitë të ngjashme nuk e kishte realizuar edhe kur postin e kryetarit e mbante Bedri Hamza.

Osmani, në një konferencë për media, e quajti këtë “fake news”, duke theksuar se e kishte vizituar Hamzën disa herë.

“Unë mendoj se ajo që sapo u tha është ‘fake news’, ‘propagandë’, është ‘gënjeshtër’, sepse jo njëherë, por disa herë e kam vizituar Bedri Hamzën në këtë zyrë sa ka qenë kryetar i komunës së Mitrovicës. Dhe jo vetëm në këtë zyrë, por kemi qenë në vizita edhe në projekte të ndryshme, shkolla, biznese dhe OJQ-të e ndryshme”, u shpreh Osmani para gazetarëve.

Peci është kryetari i dytë të cilin e ka vizituar Osmani për t’i uruar pozitën e kryetarit; i pari që e uroi ishte kryetari i Gjilanit. Ende nuk dihet nëse Osmani do të vizitojë edhe kryetarët e tjerë të komunave.

Peci fitoi në Mitrovicë, kundër kandidatit Arian Tahiri nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK). Në katër vitet e fundit, Mitrovicën e kishte udhëhequr Bedri Hamza.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Deklarata e papritur e Trump në Bordin e Paqes: 2-3 lider në këtë grup, nuk i duroj dot!

ZVICËR- Presidenti i SHBA-së Donald Trump, u shpreh se i pëlqen të gjithë liderët që janë pjesë e këtij grupit me përjashtim 2-3 prej...

Haziri: Këpucët e Rugovës nuk i bëjnë askujt, e la trashëgimi LDK-në

Lutfi Haziri ka folur për rëndësinë e frymës Rugoviane në politikë dhe për ndikimin e saj në marrëdhëniet brenda komunitetit dhe institucioneve politike....

Shkupjani e rrëmben të miturin dhe fut në bagazh, për shkak të goditjeve të veturës me topa bore

Dje në orën 22:00, në SPB Shkup, E.B. (36) nga Shkupi ka raportuar se rreth orës 12:30, në një stacion autobusi në zonën e...

Osmani publikon foto me Trumpin: Aleanca me Amerikën është rruga e vetme

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka publikuar në Facebookun e saj një fotografi me presidentin amerikan, Donald Trump. Kjo fotografi është realizuar gjatë procesit të...

Trump ia shtrëngon duart Osmani pasi e nënshkruan rezolutën inauguruese të Bordit të Paqes

Presidenti amerikan, Donald Trump e nënshkroi rezolutën inauguruese që do të përcaktojë mandatin e Bordit të Paqes për Gazën. Me liderët pjesëmarrës prapa, Trump hodhi...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu