LSDM me lëvdata për investime në Shëndetësi, VMRO-DPMNE me kritika për Klinikat!

LSDM e kryeministrit Kovaçevski ka thënë sot se pushteti i tyre vazhdimisht investon në përmirësimin dhe modernizimin e shëndetësisë, me investime kapitale në objekte dhe pajisje, si dhe në ngritjen e pagave të punëtorëve shëndetësorë.

“Vetëm ditët e fundit në të gjithë qendrat mjekësore në vend janë vënë në përdorim një numër i madh i objekteve shëndetësore të sapo rinovuara, si dhe pajisje të reja. Klinika për sëmundje kirurgjikale në Shkup ‘Shën Naumi i Ohrit’, është modernizuar me blerjen e aparateve të reja, në vlerë prej 1 milion euro, të siguruara nga Qeveria e udhëhequr nga LSDM. Është blerë aparati i ri modern për litotripsi, aparati i ri për mamografi me tomosintezë dhe kolona laparoskopike për kryerjen e procedurave kirurgjikale minimale invazive, e cila tashmë është vënë në funksion në këtë Klinikë. Në Klinikën e Ortopedisë është vënë në përdorim salla e kirurgjisë e rinovuar tërësisht. Me një investim prej 15.000.000 denarë, mjete të siguruara nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore dhe donacione, mundësohet që Klinika të ketë rritje të numrit të operacioneve për 20% në vit, ndërsa me pajisjet e reja pacientëve u sigurohet kujdes modern dhe i plotë. Klinika e re në Kozle është shndërruar nga një institut për sëmundjet e mushkërive në një klinikë ku ofrohet edhe kujdesi specialistik në nivelin terciar. Një numër i madh i pajisjeve të reja janë marrë në klinikën e gastroenterohepatologjisë me repartin e ri tërësisht të rinovuar, pastaj në departamentin e endokrinologjisë, në klinikën e toksikologjisë, si dhe në repartin e pediatrisë në Spitalin e Përgjithshëm të Gostivarit. Qytetarët e Sarajit për herë të parë pas 50 vitesh morën një qendër poliklinike moderne, me vlerë 1.3 milionë euro”, thuhet në kumtesën e LSDM-së.

Partia opozitare VMRO-DPMNE ka ngritur kritika të forta ndaj qeverisë aktuale, duke theksuar se mbi 100 bashkëqytetarë çdo vit janë të detyruar të mbledhin para vetë për mjekim, ndërsa klinikat shpesh herë mungojnë nga barnat e nevojshme. Sipas opozitës, premtimi i qeverisë për shëndetësi falas nuk ka përmbushur pritshmëritë, dhe hapja e një numri për donacione për mjekim është bërë pothuajse çdo 3 ditë, duke treguar mungesën e fondit qeveritar për të mbuluar trajtimin e pacientëve. Kjo situatë, sipas VMRO-DPMNE, ka lënë popullin e vendit në një solidaritet vetëndihmues, pasi qeveria nuk ka marrë masa për të ndihmuar.

“ Nga premtimi për shëndetësi falas nga qeveria, deri te hapja e një numri për donacione për mjekim pothuajse çdo 3 ditë, sepse Fondi nuk mbulon trajtimin e pacientëve. Me LSDM-në dhe BDI-në, populli është lënë në solidaritet mes vete, qeveria nuk bën asgjë për ta ndihmuar. Ilaçet gjithashtu mungojnë rregullisht në klinika. Mungesa e insulinës është e zakonshme. Pacientët shpesh detyrohen të blejnë vetë gjërat bazë për aplikimin e një ilaçi të caktuar në kushte klinike. Për pacientët me sëmundje të rralla, qeveria harron fare, ata janë lënë në luftë. Pacientët me fibrozë cistike kanë kërkuar prej muajsh Tricafta, për ta marrë sërish. Nuk ka qenë kurrë më keq. Është e rëndësishme t’i mposhtim ata ”, shkruan opozita.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Flotiljen e Greta Thunberg e kap stuhia, kthehet nga rruga për në Gaza

Flotilja e ndihmës e Greta Thunberg është detyruar të kthehet në Barcelonë më pak se 24 orë pas udhëtimit të saj për në Gaza...

Trump ndalon vizat për palestinezët, sipas NYT-së

SHBA-të pezullojnë shumicën e vizave jo-imigruese për mbajtësit e pasaportave palestineze Administrata Trump ka miratuar një pezullim gjithëpërfshirës të miratimeve të pothuajse të gjitha llojeve...

Arma 1.5 miliardë dollarëshe, Turqia prezanton “Kupolën e Çeliktë”

Turqia e ka çuar përparimin e saj ushtarak në një nivel të ri duke prezantuar sistemin e saj të brendshëm të mbrojtjes ajrore, ‘Kupola...

Morën 20.000 euro ryshfet, të akuzuarit në rastin “Geriatria” deklaruan se nuk ndihen fajtor

Dy të pandehurit për ryshfet prej 20.000 eurosh, Muhsin Arifi dhe Blerim Amiti, deklaruan sot se nuk ndihen fajtorë për veprat penale që u...

Adnani i VREDI-t bën shqiponjën në tubim!

Të bësh shqiponjën me duar në Tetovë nuk do të thotë shumë pasi Tetova është komunë me shumicë shqiptare, ku bandat e komitëve nuk...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu