A mund të ketë koalicion VV-PDK? Flet Enver Hoxhaj

Anëtari i kryesisë së PDK-së, Enver Hoxhaj, është shprehur i sigurt se qeverinë e ardhshme do ta udhëheqë Partia Demokratike, teksa e konfirmoi se ai personalisht do të jetë në listë për deputet.

Ai foli edhe për mundësinë e bashkëpunimit me Lëvizjen Vetëvendosje, ku tha se PDK-ja dhe VV-ja janë në dy dimensione që asnjëherë nuk takohen.

“Nëse unë them se zgjedhjet e ardhshme janë referendum, dhe referendumin e mendoj që ta largojmë Vetëvendosjen nga qeveria, jo pse ia kemi inati kësaj partie por edhe Kurtit, por për dëmet që i ka bërë, mendoj që kjo e bën të qartë se ne dhe Vetëvendosje jemi në dy dimensione që asnjëherë nuk takohemi”.

“Nuk e them këtë që të bëjë lajm, nuk e them kundër Kurtit apo Vetëvendosjes, por nëse ne duam që ta rikthejmë vendin në binarë, dhe nëse vendi mendon se zgjedhjet e 9 shkurtit janë zgjedhje për një riorientim atlantik të vendit, unë nuk shoh ura të bashkëpunimit mes PDK-së dhe VV-së për shkak të politikave që i kemi, orientimeve dhe qasjes. Jo për shkak të së kaluarës, jo për shkak të ndonjë dallimi tjetër, por për shkak se jemi dy binarë që s’takohen asnjëherë”, tha Hoxhaj në “DPT te Fidani”, njofton Klankosova.tv.

Tutje, ai tha se si deputet, do ta ngrit dorën dhe do ta votojë vetëm një qeveri, atë qeveri të cilën tha se do ta udhëheqë Bedri Hamza.

“Nuk mundemi të bëjmë asgjë me Albin Kurtin si partner qeverisës. Unë e jap qëndrimin tim, ky është qëndrimi im”, tha ai.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Osmani godet Ligjin e ri: Nuk e zëvendëson Balancuesin, përfaqësimi mbetet në dorë të vullnetit politik

Nënkryetari i BDI-së, Bujar Osmani sot ka komentuar Ligjin për “përfaqësim adekuat dhe të drejtë” për të cilën dha mendim pozitiv edhe Komisioni i...

Banorët e Gazës pranuan ndihmat humanitare të dërguara nga Kosova

Banorët e Gazës kanë pranuar ndihmat humanitare të ndara nga Qeveria e Kosovës për ta dhe menjëherë ka nisur shpërndarja e ndihmave për familjet...

Lidhja e Edit me Dolcen në krizë!

Në shtëpinë më të madhe në vend, tensionet duket se po arrijnë kulmin. Edi ka ndarë me Londrimin dyshimet dhe shqetësimet e tij rreth...

Sulmuesi në plazhin Bondi në Australi, anëtar i klubit serb “Zastava” në Sidnej

Sulmuesi në plazhin Bondi në Australi, anëtar i klubit serb “Zastava” në Sidnej Një prej autorëve të sulmit terrorist në plazhin Bondi ka qenë anëtar...

Osmani: Jo njëherë, por disa here e kam vizituar edhe Bedri Hamzën

Osmani u pyet nga gazetarët pse nuk e kishte vizituar Hamzën gjatë kohës që ai ishte kryetar i Mitrovicës, por këtë e quajti “propagandë”. Presidentja...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu