Ymeri: Albini nuk është në VV

Visar Ymeri, sa ishte kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje ishte njëriu më i afërt me Albin Kurtin. Se çfarë ka ndryshuar, e tregon vetë ai në “Paradoks”

“Rrethanat politike ndryshojnë, qëndrimet e mia politike kanë ndryshuar”, e nis fjalën e tij Ymeri.

“Nuk mendoj se qysh kam mendu kur kam qenë në VV. Aty kam mendu që ajo është rruga e duhur. Unë tash jam vetëkritik edhe i njoh gabimet. VV në konceptin e vet politik ka pasë shumë gabime, shumë të meta. Unë atëherë nuk i kam vërejt. Ka disa gjëra që atëherë i kam besu. Sot e kuptoj që janë të vështira. Për mu nuk është problem ose është problem më i vogël që ti gabon gjatë jetës. Njerëzit më problematikë janë ata që nuk e pranojnë gabimin. Sepse mospranimi i gabimit mu më krijon përshtypjen e rrezikut të lartë të përsëritjes së tij. Modestia, përulësia që duhet me pas lideri, është ai lider i cili e njeh gabimin e që shkon duke e përmirësu”, thotë analisti.

Ai flet edhe për “problemin” që e ka me kryeministrin Kurti që sipas tij “ai nuk do me i njoft gabimet”.

Ymeri tutje në “Paradoks” deklaron se edhe Kurti ka dalë nga Lëvizja Vetëvendosje, nëse flitet si koncept politik.

“Problemi me kryeministrin që e kam unë sot, është që nuk do me i njoft gabimet. Mu shpesh më ka thënë Enveri, jo veç mu, se keni dal prej LVV-së. Unë mendoj që edhe Albini ka dal prej LVV-së nëse e marrim si LVV atë të atëhershme, si koncept politik po flas. Krejt kanë dalë. Ka disa që e pranojnë që kanë dalë e disa nuk e pranojnë”.

“Albini nuk është në VV. Asnjë pikë për të cilat ka qëndru LVV, sot nuk i ke aktualisht në qeveri. As nuk e ki aspektin social-demokrat, të drejtave shoqërore, ska më, nuk flitet për to. Sot transferet financiare konsiderohen si lëmoshë e pushtetit ndaj qytetarit. Unë Albin Kurti po ti jap ty, jo si e drejtë që ti i gëzon. Kjo ka dallim shumë të madh. 100 euro, 100 euro, dakord jam, por dallimi qysh ti i jep ato, kjo ta definon. Tash janë lëmoshë e atëkohë kanë qenë e drejtë. Qytetarit i takojnë, nuk ia jep ti, buxheti është i qytetarit. Në konceptin politik nuk ka negociata me Serbinë, nuk ka Asociacion, tash ka Asociacion. Ka pasë kushte, tash nuk ka kushte”.

“Unë më shumë kritikat që ia jap Albin Kurtit, është kqyre, nëse rrethanat të kanë shti me ndryshu qëndrimin që është normale, e ke kuptu ndryshe, kallzo pse e ke ndryshu qëndrimin. Pse nuk e ka bë, kjo është e dëmshme sepse nuk po e spjegon taman procesin, jo kur po shkojmë por edhe pse duhet me shku në atë rrugë. Qytetarët duhet me marrë vesh çfarë Kosove po ndërtojmë dhe cili është argumentimi prapa. Dhe e dyta, mos krijo hapësirë të keqpërdorimit të entuziazmit aktivist. Si koncept politik, Albin Kurti ka ndryshuar shumë. Në asnjë pikë nuk e ka qëndrimin sot qysh e kemi pas si LVV. Si ideologji politike edhe si strategji politike nuk ka ndryshuar fare. Qaty është dashur me ndryshu më shumë”, vazhdon tutje ish-kreu i LVV-së.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Trump bojkoton mbledhjen e G20-ës në Afrikën e Jugut: Pronarët e bardhë po vriten e masakrohen, e turpshme që samiti po mbahet atje

Presidenti amerikan, Donald Trump njoftoi të premten nëpërmjet se asnjë zyrtar amerikan nuk do të marrë pjesë në samitin e ardhshëm të G20-ës në...

Thellohet krisja Rusi-Serbi, Moska: Vuçiç ndryshe flet me ne, ndryshe me Perëndimin!

Rusia e shfaqi hapur pakënaqësinë e saj me qëndrimin e presidentit serb Aleksandar Vucic, të gjendur në një udhëkryq mes saj dhe Perëndimit. Zëdhënësja e...

Kurti: Opozita vendos! Ose Kurti 2.5 drejt zgjedhjeve në dhjetor, ose Konjufca 1 drejt zgjedhjeve në prill

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti thotë se pas propozimit të Glauk Konjufcës për mandatar për formimin e Qeverisë, i mbetet opozitës të...

Raporti i BE’së: Nga Kosova pritet ta nis Asociacionin, Serbia njohjen e simboleve, dokumenteve – s’po i zbatojnë marrëveshjet

Pak ditë më parë, Komisioni Evropian ka miratuar Pakon vjetore të Zgjerimit, duke paraqitur një vlerësim gjithëpërfshirës të progresit të bërë nga vendet partnere...

Arifi shpërfill Pecin: Gara në Mitrovicë është përballje mes Tahirit dhe shtetit

Opinionisti, Avni Arifi ka deklaruar se Arian Tahiri është fitues jo vetëm në Mitrovicë, por në të gjithë Kosovën. Sipas tij, Tahiri nuk po garon...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu