Trump: Izraeli do të fshihet nga faqja e dheut nëse fiton Kamala Harris

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump i quajti zgjedhjet e ardhshme amerikane “më të rëndësishmet” në historinë e Izraelit, duke thënë se shteti hebre do të “zhdukej, të fshihej nga faqja e dheut, dhe të pushonte së ekzistuari” nëse zëvendëspresidentja Kamala Harris fiton presidencën.

Duke folur në një ngjarje antisemitiste në SHBA, Trump u shfaq i preokupuar me atë që ai e përshkroi si mosmirënjohje nga votuesit hebrenj, të cilët ai tha se duhet ta mbështesin atë në përmasa më të mëdha për shkak të historisë së tij me Izraelin, raporton CNN.

“Ju duhet ta mposhtni Kamala Harrisin më shumë se çdo popull tjetër në tokë”, ka thënë Trump, duke iu drejtuar votuesve hebrenj në audiencë.

“Dhe nuk e kam thënë kurrë më parë këtë: Më shumë se çdo popull në tokë, Izraeli duhet ta mposht atë”, ka shtuar ai.

Më pas ai premtoi se do ta “bënte përsëri Izraelin të madh”.

Amy Spitalnick, shefe ekzekutive e Këshillit Hebre për Çështjet Publike dhe një ish-ndihmëse e zyrtarëve demokratë në Nju Jork, akuzoi Trumpin për përdorimin e “një fjalimi për antisemitizmin si një mundësi për të sulmuar komunitetin hebre amerikan”.

“Trajtimi i hebrenjve dhe Izraelit si futboll politik i bën hebrenjtë, Izraelin dhe të gjithë ne më pak të sigurt”, është shprehur Spitalnick.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Emocionon Haradinaj: Çka ka faj nëna ime që është gjallë? (VIDEO)

Në Rubikon në Klan Kosova, kreu i AAK-së, Ramush Haradianj ka folur për nënën e tij, duke theksuar se është e natyrshme të ketë...

“E mirëpres Kurtin dhe LVV-në nëse duan të bëhen pjesë e Qeverisë Haradinaj 3” (VIDEO)

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj, i cili po kandidon sërish për kreun e ekzekutivit për zgjedhjet e 28 dhjetorit, ka thënë se do të pranonte LVV-në...

FUSHATA PËRMES ISLAMIT Kurti mburret me investimet e Qeverisë së tij në xhami

Dy javë para zgjedhjeve, kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, është mburrur për investimet e pushtetit të tij në xhami. Në një postim në Facebook,...

Guxim që sfidon vdekjen: Myslimani Ahmed al Ahmed, heroi i ndërgjegjes njerëzore

Myslimani Ahmed al Ahmed u shndërrua në simbol të guximit dhe humanizmit në Australi, pasi ndërhyri pa u menduar dy herë gjatë një sulmi...

Protestat në Serbi detyrojnë Vuçiçin të çojë vendin në zgjedhje të parakohshme

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka njoftuar zgjedhje të parakohshme parlamentare , të cilat do të shpallen para përfundimit të mandatit të parlamentit aktual,...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu