Bekim Neziri: Pas miratimit të Ligjit për Branitellat, vazhdojn presionet ndaj shqiptarëve/ ish-ushtari i UÇK-së në Maqedoni dhe Kosovë, ALI ISMAILI degradohet rënd

Pas miratimit të Ligjit për Branitellat, vazhdojnë presionet ndaj shqiptarëve në institucionet shtetërore. Kësaj here, viktimë e këtyre presioneve është ish-ushtari i UÇK-së në Maqedoni dhe Kosovë, ALI ISMAILI, i cili nga pozita e ndihmës shefit në Departamentin për Punë Kriminalistike në Çair, në Njësinë për Punë të Brendshme Çair, Sektorin për Punë të Brendshme Shkup, Byroja për Sigurinë Publike, është transferuar në Njësinë për Qentë Zyrtarë, brenda të njëjtës Byro për Sigurinë Publike.
Këto masa, të cilat kanë për qëllim të dobësojnë shqiptarët në institucionet publike, tregojnë qartë dobësinë politike të partive shqiptare jolegjitime që janë pjesë e kësaj qeverie.
Bashkimi Demokratik për Integrim, si dhe dega jonë e Çairit, po i ndjekin me vëmendje të gjitha veprimet që dëmtojnë shqiptarët dhe rrezikojnë lirinë dhe demokracinë në vend.
Dega e Çairit dhe Bashkimi Demokratik për Integrim do të mbështesin maksimalisht ish-luftëtarin Ali Ismaili, si dhe çdo qytetar tjetër të Çairit, pa marrë parasysh përkatësinë politike, ndaj të cilëve po ushtrohet padrejtësi, presion, poshtërim dhe degradim në vendin e punës dhe në çdo aspekt tjetër të jetës.
Me respekt,
Bekim Neziri – Kryetar i BDI-Dega e Çairit

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Ushtria serbe ndëshkon oficerët që “pëlqejnë” protestat kundër regjimit serb

Në Serbi po shpërthen një skandal në radhët e ushtrisë. Agjencia e Sigurisë Ushtarake – VBA, e cila zyrtarisht duhet të merret me çështje...

Barazia gjinore! Iris Luarasi: Shtetet që kanë vetëm 2 gjini, NUK janë SHEMBUJ për t’u ndjekur!

Deputetja e Partisë Socialiste, Iris Luarasi, ka dalë sot me një deklaratë për mediat, duke sqaruar ligjin për barazinë gjinore të miratuar dje me...

Shokët e klasës bojkotojnë mësimin, shkak nxënësi AGRESIV i cili godiste edhe mësuesit!/Reagojnë prindërit!

Një një shkollë fillore në Firence të Italisë, prindërit e një klase vendosën t’i mbanin fëmijët e tyre në shtëpi për dy ditë. Një...

Dame Dimitrovski u zgjodh kryetar i Këshillit të Qytetit të Shkupit

Këshilli i Qytetit të Shkupit mbajti seancën e tij të parë konstituive. Seancën e drejtoi Risto Penov, ndërsa në fillim foli kryetari i ri...

Mickoski: Investime në hekurudhë të re dhe tren urban për ajër më të pastër (VIDEO)

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka theksuar rëndësinë e projekteve të reja infrastrukturore që do të ndihmojnë në përmirësimin e cilësisë së...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu