Molliqaj për veriun: Problemi është politik, po mbesim pa partneritet dhe pa sovranitet!

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka thënë se problemi në veri të vendit është problem politik e assesi rend dhe ligj.

Kreu i PSD-së ka thënë se në atë pjesë të Kosovës nuk ka sovranitet dhe as integrim të serbëve. Sovranitetin sipas tij tashmë e ka KFOR-i e cila u vërtetua sipas tij me mos hapjen e Urës së Ibrit.

“Për PSD- në ka qenë gjithmonë e qartë, tash e gati dy vite e gjysmë kur kanë filluar aksionet e para në veri të gjitha një nga një i kemi kundërshtuar për shkak se kemi besuar dhe me të drejtë ka dal ashtu që problemi i veriut është një problem politik, nuk është problem i rendit dhe ligjit. Sigurisht që rendi dhe ligji ka qenë pjesë e problemit por problemi është politik. Si rezultat i veprimeve të një pas njëshme të Qeverisë së Kosovës në veri, atje kemi kontroll të shtetit të Kosovës, por nuk kemi integrim. Përkundrazi në pikën më të largët ndonjëherë serbët e Kosovës janë afër institucioneve të Kosovës. S’kemi kryetar të Komunave, s’kemi gjyqtarë, s’kemi polic, s’kemi shërbim shëndetësor as asgjë, i cili është i integruar në sistemin e Kosovës. Përkundrazi të gjithë ata që kanë qenë sot nuk janë”.

“Nuk kemi sovranitet në veriun e Kosovës. Kushdo që thotë kështu është duke e mashtruar opinionin publik. Sovranitetin në Veriun e Kosovës tashmë e ka KFOR-i dhe kjo është vërtetuar me mos hapjen e Urës, përkatësisht moslejimin e hapjes së Urës nga KFOR-i. Pra, një përgjegjësi e cila nuk do duhej të ishte e KFOR-it, sepse KFOR-i është reaguesi i tretë i sigurisë, e ka ndalu fizikisht Policinë e Kosovës për ta hapur atje, duke treguar që për Bashkësinë Ndërkombëtare Veriu i Kosovës do tretman tjetër politik. Dhe krejt kjo, pra, kontrolli, sovraniteti dhe autonomia është pjesa e tretë”, ka thënë Molliqaj.

Molliqaj ka komentuar situatën në veri të Kosovës, duke thënë se jemi drejt izolimit, pa sovranitet dhe partneritet.

Sipas tij, këtë e ka prish kryeministri Albin Kurti.

“Sovranitetin e ka marrë KFOR-i, ndërsa partneritetin e ka prish Kurti. Mos harroni, ne e kemi Qeverinë e Kosovës që është e sanksionuar, përkatësisht nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në anën tjetër e kemi deklarimin e fundit të ambasadorit dhe Ambasadës Amerikane që i ndërpret bashkëpunimet me Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Policinë e Kosovës dhe vartësit e saj. Përkatësisht një institucion i cili është ndihmuar fuqishëm në ndërtimin e saj nga Perëndimi, në vecanti nga ShBA, është quajtur i instrumentalizuar.
PSD ka qenë e para, jo për të marrë merita por për të paralajmëruar që dërgimi i Policisë së Kosovës në Veri, dhe nganjëherë instrumentalizimi ekskluzivisht ndaj PSD, siç ishte rasti i arrestimit tim tek televizioni T7 që pastaj me vendim të Gjykate u tregu që ishte paligjshëm arrestimi”, u shpreh Molliqaj, teksa kritika ka edhe për “instrumentalizim” të Policisë së Kosovës nga pushteti.

Këtë sipas tij e thonë edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Sot Shtetet e Bashkuara të Amerikës thonë se Policia e Kosovës është e instrumentalizuar nga pushteti. Vetëm pushtetet jodemokratike instrumentalizojnë institucionet e sigurisë dhe të tjera. Pra, nuk është qëndrim i joni, nuk është qëndrim i yti, nuk është qëndrim i kritikëve, as i Serbisë, është qëndrim i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ka ardhur puna që nuk bashkëpunojnë, ndoshta një ditë do të jenë në lista të zeza”, deklaroi Molliqaj./EO

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Lista Serbe akuzohet për shkelje të rregullores zgjedhore gjatë heshtjes zgjedhore në veri të Kosovës

Lista Serbe po akuzohet për shkelje të Rregullores Zgjedhore Nr. 07/2024 gjatë ditës së votimit në komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës,...

Davutoğlu paralajmëron: “Njohja e Somalilandit nga Izraeli është pjesë e një strategjie për të rrethuar Turqinë, Egjiptin dhe Arabinë Saudite”

Ish-kryeministri turk Ahmet Davutoğlu ka reaguar ashpër ndaj njoftimeve për mundësinë e njohjes së Somalilandit nga Izraeli, duke e cilësuar këtë si një lëvizje...

Adnan Azizi: Un jam garanca për Gostivarin, zgjidhni Nevzat Bejtën

Në Pallatin e Kulturës në Gostivar, u mbajt konventa promovuese e koalicionit VLEN, ku u prezantua kandidati për kryetar të Komunës së Gostivarit, Nevzat...

“Me i thanë sot jo Albin Kurtit është njejtë si me i thane JO Millosheviçit ne 98-tën”, deklarata e ashpër e Shalës

Një deklaratë e analistit politik Azdren Shala, e bërë publike sot dhe që po qarkullon gjerësisht në rrjetet sociale në Kosovë, ka ngjallur reagime...

Ish-krerët e UÇK-së votuan nga Haga për zgjedhjet e 28 dhjetorit

Ish-krerët e UÇK-së, tashmë kanë votuar për zgjedhjet e parakohshme të së nesërmes. Kështu ka konfirmuar zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi. Ky i...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu