Tre persona kanë humbur jetën në një aksident trafiku në Kroaci!

Tre persona kanë humbur jetën në një aksident trafiku në Kroaci.

Në orët e para të ditës së sotme ka ndodhur një aksident i rëndë në autostradën Karlovac – Rijekë, në mes të tunelit Sveti Marko dhe kryqëzimit Novigrad na Dobra, njoftoi Departamenti i Policisë së Karlovacit.

Index.hr. raporton se një furgon dhe një veturë janë përplasur. Bëhet fjalë për një furgon me targa hungareze dhe një veturë me targa të Rijekës.

Jutarnji List publikoi informacione jozyrtare se në aksident është përfshirë një furgon Mitsubishi, i cili me shumë gjasa po transportonte emigrantë. Në mjetin me shtatë ulëse ndodheshin drejtuesi dhe 11 pasagjerë.

Drejtuesi i automjetit ka ndërruar jetë në vend, ndërsa pasagjerët kanë pësuar lëndime trupore.

Ndërkohë ka ndërruar jetë edhe çifti që po udhëtonin me automjetin Alfa Romeo me targa të Rijekës. Fëmija që ishte me ta në veturë ka pësuar lëndime.

Ndryshe, së bashku me ekipet e policisë në vendngjarje ndodhet edhe avokati i shtetit. /Telegrafi/

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

George Clooney u dha 14 Miqve të tij nga 1 Milion Dollare

Në vitin 2013, George Clooney ftoi 14 miqtë e tij më të ngushtë në një darkë dhe i surprizoi secilin me nga një valixhe...

Tensione diplomatike Danimarkë-SHBA, Kopenhageni akuzon Trumpin për “operacione sekrete” në Groenlandë

Ministria e Jashtme daneze ka thirrur të ngarkuarin me punë të SHBA-së, diplomatin më të lartë në ambasadën amerikane në Kopenhagen, pasi një raportim...

Moska bën paralajmërimin e fortë që lidhet me Kosovën – Detajet

Ambasadori rus në Beograd, Aleksandër Boçan Kharçenko, ka lëshuar një paralajmërim të fortë dhe të koduar në drejtim të Presidentit serb, Aleksandër Vuçiç. Ai...

Elmazi: Bojana foli, ndryshimi në Saraj është i pashmangshëm

Kandidati i koalicionit VLEN për komunën e Sarajit, Muhamed Elmazi, ka zhvilluar një takim me banorët e fshatit Bojanë. Tubimi u karakterizua me pjesëmarrje...

Mes “sharjeve” të Mickoskit dhe sulmeve ndaj BDI-së, Borrell vlerëson Osmanin si lider evropian

Mesazhi i Josep Borrell për Bujar Osmanin merr peshë të veçantë në klimën politike aktuale Në një kohë kur kryeministri dhe partia opozitare VMRO-DPMNE po...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu