SHBA akuzon Rusinë për ndërhyrje në zgjedhjet

Administrata e Biden ka akuzuar Rusinë se është angazhuar në fushata dezinformimi që kanë në shënjestër zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara.

Disa faqe të internetit të drejtuara nga Kremlini janë sekuestruar si dhe për dy punonjës të medias shtetërore ruse që përhapnin dezinformata janë ngritur akuza penale.

Masat përfshinin gjithashtu sanksione dhe kufizime vizash, një përpjekje të qeverisë amerikane vetëm disa javë përpara zgjedhjeve të nëntorit për të penguar një kërcënim të vazhdueshëm nga Rusia, për të cilin zyrtarët amerikanë kanë paralajmëruar prej kohësh se ka potencial për të krijuar konfuzion midis votuesve.

Prokurori i Përgjithshëm Merrick Garland i cili deklaroi qëndrimin e administratës ka njoftuar për veprime ligjore kundër atyre që dyshohet se janë përfshirë në këto përpjekje. Mes të tjerash, Garland është shprehur se Rusia përmes mediave të saj shtetërore ka përdorur figura amerikane me ndikim dhe me audiencë të gjerë në mediave sociale, pa dijeninë e tyre, për të përhapur dezinformata dhe propagandë.

Në një rast, dy punonjës të medias shtetërore ruse akuzohen për financimin e fshehtë të një kompanie që krijon produkte digjitale me qendër në Tenesi për publikimin e rreth 2,000 videove që përmbanin propagandë ruse. Të pandehurit, të cilët nuk janë kapur, përdorën identitete të rreme dhe kompania nuk ishte në dijeni se po përdorej nga Rusia. Kostiantyn Kalashnikov dhe Elena Afanasyeva, akuzohen për komplot për të kryer pastrim parash dhe shkelje të ligjit të regjistrimit të agjentëve të huaj.

Agjencitë e inteligjencës kanë akuzuar edhe më parë se Rusinë, e cila gjatë zgjedhjeve të vitit 2016 nisi një fushatë masive të ndikimit dhe ndërhyrjes së huaj në emër të Trump , po përdorte dezinformimin për t’u përpjekur të ndërhynte në zgjedhjet e këtij viti.

“Njoftimi thekson indicien e disa qeverive të huaja për të minuar institucionet demokratike amerikane. Por këto qeveri të huaja duhet të dinë gjithashtu se ne nuk do të tolerojmë aktorët e huaj keqdashës që qëllimisht ndërhyjnë dhe minojnë zgjedhjet e lira dhe të ndershme,”tha në një deklaratë Departamenti i Shtetit.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Emocionon Haradinaj: Çka ka faj nëna ime që është gjallë? (VIDEO)

Në Rubikon në Klan Kosova, kreu i AAK-së, Ramush Haradianj ka folur për nënën e tij, duke theksuar se është e natyrshme të ketë...

“E mirëpres Kurtin dhe LVV-në nëse duan të bëhen pjesë e Qeverisë Haradinaj 3” (VIDEO)

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj, i cili po kandidon sërish për kreun e ekzekutivit për zgjedhjet e 28 dhjetorit, ka thënë se do të pranonte LVV-në...

FUSHATA PËRMES ISLAMIT Kurti mburret me investimet e Qeverisë së tij në xhami

Dy javë para zgjedhjeve, kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, është mburrur për investimet e pushtetit të tij në xhami. Në një postim në Facebook,...

Guxim që sfidon vdekjen: Myslimani Ahmed al Ahmed, heroi i ndërgjegjes njerëzore

Myslimani Ahmed al Ahmed u shndërrua në simbol të guximit dhe humanizmit në Australi, pasi ndërhyri pa u menduar dy herë gjatë një sulmi...

Protestat në Serbi detyrojnë Vuçiçin të çojë vendin në zgjedhje të parakohshme

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka njoftuar zgjedhje të parakohshme parlamentare , të cilat do të shpallen para përfundimit të mandatit të parlamentit aktual,...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu