Ismet Guri u ul në bankën e të akuzuarit, por u shty gjyqi për evazionin fiskal

Ish-zëvendësdrejtori i Drejtorisë së të Ardhurave Publike (DAP), Ismet Guri (60), u soll sot në Gjykatën Penale dhe u ul për herë të parë në bankën e të akuzuarit, por gjykimi për evazion fiskal në të cilin ai akuzohet u shty për më 4 tetor. Shtyrja e seancës së sotme ka ardhur për shkak të mosparaqitjes së njërit prej të pandehurve, transmeton Portalb.mk.

Ish-zëvendësdrejtori i DAP-it u përfshi në një rast mashtrimi tatimor ku dyshoheshin 15 persona, mes të cilëve biznesmenë dhe inspektorë të Drejtorisë, të cilët akuzohen për disa krime si bashkim kriminal, mashtrim tatimor dhe pastrim parash.

Sipas Prokurorisë, Guri është përfshirë në një skemë mashtrimi tatimor dhe ka bërë rimbursim të TVSH-së përmes llogarive fiktive prej 840 mijë eurosh dhe me paratë ka blerë hapësirë ​​biznesi.

Të akuzuarit tjerë në këtë rast janë Igor Bllazev, Filip Bllazev, Zoran Trajanovski, Pala Taseva, Dona Damjanovska-Markoviq, Ilija Vaskov, Dani Nestorovski, Jagoda Miteva, Besnik Ademi, Fitim Sulejmani, Faruh Guri dhe personat juridikë “Rinolist” dhe “Ekskluziv kamen”.

Seanca e sotme u shty për shkak të mungesës së të akuzuarit Dani Nestorovski, ndërsa gjyqtarja Sofçe Gavrilova-Efremova kërcënoi me masa të rrepta sigurie nëse të akuzuarit nga liria nuk vijnë përsëri në gjykim.

Guri javën e kaluar është vetëdorëzuar në stacionin policor “Prolet” në Shkup dhe më pas është arrestuar dhe dërguar në burg.

Ndaj tij në fillim të janarit të këtij viti ishte lëshuar një urdhër ndërkombëtar, pasi policia nuk e ka gjetur në adresën ku po vuante arrestin shtëpiak.

Gjykata e kishte liruar Gurin nga paraburgimi dhe e ka zëvendësuar përkohësisht me masën e arrestit shtëpiak për shkak të terapisë së rregullt për problemet shëndetësore që kishte.

Ndryshe, Ismet Guri së bashku me Ejup Alimin, më 14 korrik të vitit të kaluar, nga Gjykata Themelore Penale e Shkupit kanë marrë dënime të kundërligjshme me burgim prej tre vjet e gjashtë muaj, në gjykimin e përsëritur të rastit “Titanik 3” për shkatërrimin e materialit zgjedhor.

Gjykimi i përsëritur erdhi pas aktgjykimit të shkallës së parë, por Gjykata e Apelit në Shkup e prishi këtë vendim dhe e ktheu rastin nga fillimi.

Alimi dhe Guri për “Titanik 3” janë akuzuar në qershor të 2017 për krimin e shkatërrimit të materialit zgjedhor. Ata u akuzuan se në zgjedhjet lokale të vitit 2013 kanë ndryshuar një pjesë të regjistrave të votimit në Çair.

Guri ishte aktivist i shquar i BDI-së, ndërsa pas ndarjes së Izet Mexhitit, iu bashkua Lëvizjes Demokratike

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Blerim Bexheti reagon për përgjimet: Gruaja ime është mbesë e Tetovës, familja e nënës time është e gjitha nga Tetova (VIDEO)

Deputeti i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Blerim Bexheti, ka reaguar pas publikimit të disa përgjimeve në ditët e fundit, duke i quajtur ato...

Merr flakë shtëpia e pleqve, të paktën nëntë të vdekur në Tuzlë

Të paktën nëntë persona kanë mbetur të vdekur pas zjarrit që ka shpërthyer në një shtëpi pleqsh në Tuzla të Bosnjës të martën në...

Vladimir Putin: Kundërshtoj çdo akt blasfemie, veçanërisht ndaj Islamit- “Feja islame është ndërtuar mbi paqe dhe solidaritet.

Presidenti rus Vladimir Putin ka deklaruar se është kundër çdo forme blasfemie, duke theksuar në mënyrë të veçantë respektin ndaj Islamit. Ai ka theksuar...

Turqia dhe fluturimet misterioze drejt Sudanit: ndihmë, ndikim apo ndërhyrje e fshehtë?

4 nëntor 2025 Në orët e fundit, lëvizjet ajrore nga Turqia drejt Sudanit po ndezin debat të ri mbi rolin e Ankarasë në luftën që...

Njësiti Special “i kundërpërgjigjet” Adnan Azizit: “Kosova është zemra e Serbisë”, ndërsa deputeti i VLEN-it shpall- “Jo, nuk ndahet Mitrovica!”

Sot, deputeti i Koalicionit VLEN, Adnan Azizi, gjatë një vizite në Mitrovicë, ka bërë simbolin e shqiponjës me duar, duke shoqëruar gjestin me mbishkrimin...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu