Lajçak paralajmëron vizitë në Prishtinë për përgatitjen e rundit të ri të dialogut

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, paralajmëroi një vizitë në Prishtinë për të përgatitur rundin e ri të dialogut në nivel kryenegociatorësh.

“Pas një ndalese të shkurtër në Bruksel, do të nisem për në Bled për të marrë pjesë në Forumin Strategjik të Bledit dhe në Prishtinë, për të përgatitur takimin e radhës të kryenegociatorëve”, tha Lajçak, duke mos dhënë detaje të tjera rreth vizitës në Prishtinë.

Ndërkaq, Forumi i Bledit, ku Lajçak tha se do të marrë pjesë, mbahet më 2 dhe 3 shtator.

Lajçak po ashtu foli për qëndrimin e tij në Pragë, ku mori pjesë në konferencën e sigurisë, Globsec.

Ai tha se në Pragë zhvilloi takime me të dërguarin e ri të Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Alexender Kasanof, dhe me presidentin e Serbisë, Aleksadar Vuçiq.

“Një prej momenteve më të rëndësishme ishte takimi me të dërguarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimro, Alexender Kasanof, dhe rikonfirmimi i partneritetit të shkëlqyer mes BE-së dhe SHBA-së. Po aq i rëndësishëm ishte takimi im me presidentin Vuçiq lidhur me hapat e radhës në dialog dhe për pritjet për periudhën e ardhshme”, shkroi Lajçak në llogarinë e tij në Facebook.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Komuna e Çairit njofton se ndërprerja e furnizimit me ujë do të vazhdojë deri në mesnatë

Komuna e Çairit ka njoftuar se për shkak të punimeve shtesë të paplanifikuara në rrjetin kryesor të ujësjellësit, ndërprerja e furnizimit me ujë në...

Nuredini godet Taravarin: Nga “Kurrë me BDI” në artanist i devotshëm!

Përmes një reagimi të ashpër në rrjetet sociale, kryetarja e FRASH-it, Yllka Nuredini, ka kritikuar pa dorashka Arben Taravarin, duke e akuzuar se është...

Sot fillon provimi i maturës shtetërore, do të testohen mbi 15.000 nxënës

Mbi 15.000 nxënës në vitin e fundit të arsimit të mesëm sot do t’i nënshtrohen provimit të parë ekstern të maturës shtetëtore të këtij...

Pendarovski: Qeveria nuk ka ndërmend të ecë drejt BE-së – Po afrohet me vendet jo-demokratike të Evropës

Shkup — Ish-presidenti Stevo Pendarovski ka deklaruar se qeveria aktuale e Maqedonisë së Veriut nuk ka asnjë vullnet të vërtetë për të çuar përpara...

Pendarovski: Marrëdhëniet me SHBA nuk janë as të reja e as të jashtëzakonshme – kemi pasur përpara takime në Shtëpinë e Bardhë

Shkup — Ish-presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ka hedhur poshtë narrativën e qeverisë aktuale se vendi po hyn për herë të parë...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu