Mitrovica e Veriut ndan parcelë për Policinë, dikur shfrytëzohej nga strukturat paralele!

Anëtarët e Kuvendit Komunal të Mitrovicës së Veriut të premten kanë miratuar propozimin për ndarjen e një parcele prej 27.400 metrash katrorë për Policinë, me kërkesë të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës, ka konfirmuar kryesuesi i Kuvendit Komunal, Nexhat Ugljanin.

Ugljanin ka thënë për mediat në Kosovës se në atë hapësirë është ndërmarrja publike “Standard”, ndërmarrja publike e ujësjellësit, Autoriteti i Përkohshëm Komunal e salla e sporteve.

Këto institucione punojnë sipas sistemit serb.

Menjëherë pas vendimit, drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka thënë se e ka njoftuar bashkësinë ndërkombëtare dhe kërkon reagim urgjent nga ta. Sipas tij, vendimi për ndarjen e parcelës është bërë pa ndonjë diskutim publik.
“Prishtina po do ta shmangë themelimin e Asociacionit dhe të parandalojë shkarkimin e kryetarëve ilegalë”, ka thënë ndër të tjera Petkoviq.

Udhëheqësi i partisë Demokracia Serbe, Aleksandar Arsenijeviq, e ka krahasuar këtë vendim të Kuvendit Komunal të Mitrovicës së Veriut me “okupim” dhe ka paralajmëruar se do të ndjekë “të gjitha procedurat demokratike dhe ligjore për ta zhbërë këtë vendim të paligjshëm”.

Kuvendi i Komunës së Mitrovicës së Veriut aktualisht përbëhet kryesisht nga këshilltarë nga komuniteti shqiptar, për shkak se serbët bojkotuan zgjedhjet lokale në veri që u mbajtën në prill. Po ashtu, kjo komunë me shumicë serbe udhëhiqet nga kryetari Erden Atiq, i cili vjen nga partia, Lëvizja Vetëvendosje, që udhëheq me Qeverinë e Kosovës.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Emocionon Haradinaj: Çka ka faj nëna ime që është gjallë? (VIDEO)

Në Rubikon në Klan Kosova, kreu i AAK-së, Ramush Haradianj ka folur për nënën e tij, duke theksuar se është e natyrshme të ketë...

“E mirëpres Kurtin dhe LVV-në nëse duan të bëhen pjesë e Qeverisë Haradinaj 3” (VIDEO)

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj, i cili po kandidon sërish për kreun e ekzekutivit për zgjedhjet e 28 dhjetorit, ka thënë se do të pranonte LVV-në...

FUSHATA PËRMES ISLAMIT Kurti mburret me investimet e Qeverisë së tij në xhami

Dy javë para zgjedhjeve, kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, është mburrur për investimet e pushtetit të tij në xhami. Në një postim në Facebook,...

Guxim që sfidon vdekjen: Myslimani Ahmed al Ahmed, heroi i ndërgjegjes njerëzore

Myslimani Ahmed al Ahmed u shndërrua në simbol të guximit dhe humanizmit në Australi, pasi ndërhyri pa u menduar dy herë gjatë një sulmi...

Protestat në Serbi detyrojnë Vuçiçin të çojë vendin në zgjedhje të parakohshme

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka njoftuar zgjedhje të parakohshme parlamentare , të cilat do të shpallen para përfundimit të mandatit të parlamentit aktual,...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu