Janevska në shënjestër të sulmeve pasi përmendi emrin Maqedonia e Veriut

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska është vënë në shënjestër të sulmeve dhe kritikave, pasi të premten, gjatë një aktiviteti të realizuar në cilësinë e ministres, ajo përdori emrin e ri kushtetues të shtetit. Përkatësisht, pasi fillimisht përdori vetëm termin Maqedoni, ajo u përsërit duke thënë emrin e plotë të shtetit, duke përfshirë edhe prapashtesën e Veriut.

Kjo ka mjaftuar që, profile të rreme në platformën X, e të cilat kryesisht publikojnë përmbajtje nacionaliste, të fillojnë sulmet ndaj ministres, e madje kanë përdorur edhe fjalë fyese ndaj saj. Disa prej tyre, kanë kërkuar që ministrja të kërkojë falje dhe të japë dorëheqje.

“Unë nuk kam mirëkuptim për sakrificën tënde për anëtarësim në BE, të kërkosh falje që ke thënë Republika e Maqedonisë. Ose kërkim-falje për këtë performancë fyese ose dorëheqje!”

“Një përçmim i këtillë i votuesve të VMRO-DPMNE-së, nuk është parë”.

“Si nuk ju vjen turp. Kërko falje edhe një herë dhe thuaj Maqedoni”.

Nga ana tjetër, profesori universitar i të drejtës ndërkombëtare, Toni Deskoki, ka arysetur ministren, duke thënë se, si anëtare e kabinetit Qeveritar, ajo është e obliguar që të respektojë Kushtetutën, e rrjedhimisht edhe emrin kushtetues të vendit.

“Ajo si ministre në Qeveri është e obliguar që të respektojë Kushtetutës, ndërsa sipas Kushtetutës shteti ynë u riemërua Republika e Maqedonisë së Veriut. Gjithë ne që ishim kundër ndryshimit të emrit neveritemi nga krimi i bërë. Historia do t’i dënojë gjithë ata që e realizuan këtë. Por, realiteti është se, kemi emër të ri dhe funksionarët shtetëror janë të obliguar që ta përdorin. Shteti, por edhe ne si qytetarë të tij, nuk kemi asnjë dobi me atë që funksionarët shtetëror do të shkelnin [Marrëveshjen e] Prespës”, tha Toni Deskoski.

Kujtojmë se, VMRO – DPMNE ishte kundër ndryshimit të emrit të vendit, për çka edhe kanë zhvilluar protesta si dhe, nuk i kanë votuar ndryshimet kushtetuese, me të cilat u bë ndryshimi i emrit. Lideri i VMRO-DPMNE madje në disa raste, u premtoi votuesve se do të shfuqizojë Marrëveshjen e Prespës. Por retorika e partisë ndryshoi me ardhjen e tyre në pushtet./tvklan/

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Emocionon Haradinaj: Çka ka faj nëna ime që është gjallë? (VIDEO)

Në Rubikon në Klan Kosova, kreu i AAK-së, Ramush Haradianj ka folur për nënën e tij, duke theksuar se është e natyrshme të ketë...

“E mirëpres Kurtin dhe LVV-në nëse duan të bëhen pjesë e Qeverisë Haradinaj 3” (VIDEO)

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj, i cili po kandidon sërish për kreun e ekzekutivit për zgjedhjet e 28 dhjetorit, ka thënë se do të pranonte LVV-në...

FUSHATA PËRMES ISLAMIT Kurti mburret me investimet e Qeverisë së tij në xhami

Dy javë para zgjedhjeve, kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, është mburrur për investimet e pushtetit të tij në xhami. Në një postim në Facebook,...

Guxim që sfidon vdekjen: Myslimani Ahmed al Ahmed, heroi i ndërgjegjes njerëzore

Myslimani Ahmed al Ahmed u shndërrua në simbol të guximit dhe humanizmit në Australi, pasi ndërhyri pa u menduar dy herë gjatë një sulmi...

Protestat në Serbi detyrojnë Vuçiçin të çojë vendin në zgjedhje të parakohshme

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka njoftuar zgjedhje të parakohshme parlamentare , të cilat do të shpallen para përfundimit të mandatit të parlamentit aktual,...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu