Seanca plenare për interpelancën e kryetarit të Kuvendit Afrim Gashi, caktohet më 3 shtator

Interpelanca për kryetarin e Kuvendit Afrim Gashi është në rend dite në seancën e 13-të plenare të caktuar më 3 shtator.

Kërkesën për interpelancën e kryetarit të Kuvendit e dorëzuan gjashtë deputetë të së Majtës duke theksuar se Gashi që nga fillimi i emërimit të tij punon në mënyrë të pabindur, joprofesionale, të pandërgjegjshme dhe “mbi të gjitha të paligjshme dhe antikushtetuese”. Siç citohet, Gashi e ka cenuar laicitetin e shtetit kur në seancë kuvendore për shënimin e gjenocidit në Srebrenicë së bashku me të tjerët e pranishëm ka kryer lutje fetare në grup.

Si arsye të dytë për kërkimin e përgjegjësisë nga E Majta e citojnë incidentin me presidenten e Kosovës Vjosa Osmani në aeroportin e Shkupit. Sipas të Majtës, Gashi si kryetar i shtëpisë ligjvënëse ka bërë edhe shkelje të përdorimit të gjuhës maqedonase sepse betimin që e dha si kryetar i zgjedhur së pari e dha në gjuhën shqipe, ndërsa jo në gjuhën maqedonase. Konsiderojnë edhe se e ka keqpërdorur Ligjin për simbole shtetërore sepse në sallën ku mbahen seancat plenare të Kuvendit janë vendosur edhe simbolet e NATO-s dhe të Bashkimit Evropian.

Deputetët e të Majtës citojnë edhe se gjatë vizitës së Gashit në Uashington gjatë samitit të NATO-s me të ka udhëtuar edhe bashkëshortja e tij.

Sipas tyre, Gashi nuk e respekton Rregulloren sepse seancat zgjasin deri natën vonë, koordinimet e regullta ndërmjet partive politike ndodhin “pro formë”, ndërsa nuk i ka respektuar edhe afatet për caktimin e seancave.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Trump bojkoton mbledhjen e G20-ës në Afrikën e Jugut: Pronarët e bardhë po vriten e masakrohen, e turpshme që samiti po mbahet atje

Presidenti amerikan, Donald Trump njoftoi të premten nëpërmjet se asnjë zyrtar amerikan nuk do të marrë pjesë në samitin e ardhshëm të G20-ës në...

Thellohet krisja Rusi-Serbi, Moska: Vuçiç ndryshe flet me ne, ndryshe me Perëndimin!

Rusia e shfaqi hapur pakënaqësinë e saj me qëndrimin e presidentit serb Aleksandar Vucic, të gjendur në një udhëkryq mes saj dhe Perëndimit. Zëdhënësja e...

Kurti: Opozita vendos! Ose Kurti 2.5 drejt zgjedhjeve në dhjetor, ose Konjufca 1 drejt zgjedhjeve në prill

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti thotë se pas propozimit të Glauk Konjufcës për mandatar për formimin e Qeverisë, i mbetet opozitës të...

Raporti i BE’së: Nga Kosova pritet ta nis Asociacionin, Serbia njohjen e simboleve, dokumenteve – s’po i zbatojnë marrëveshjet

Pak ditë më parë, Komisioni Evropian ka miratuar Pakon vjetore të Zgjerimit, duke paraqitur një vlerësim gjithëpërfshirës të progresit të bërë nga vendet partnere...

Arifi shpërfill Pecin: Gara në Mitrovicë është përballje mes Tahirit dhe shtetit

Opinionisti, Avni Arifi ka deklaruar se Arian Tahiri është fitues jo vetëm në Mitrovicë, por në të gjithë Kosovën. Sipas tij, Tahiri nuk po garon...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu