2023-a, me shumë storje suksesi në Amerikë dhe Kanada!

Përfshirja e shqiptarëve në Amerikë dhe Kanada, si personazhe me relevancë, ndikimi i Diasporës shqiptare në këto dy shtete ka qenë i madh, transmeton albinfo.ch.

Ennio Dybeli

Platforma mediale albinfo.ch ka shkruar për Ennio Dybeli si i pari shqiptar që u bë pjesë e headquarter-it në kompaninë “Apple” në Kaliforni. Gjeniu 29-vjeçar i elektronikës, më shumë se një vit është pjesa e stafit të ngushtë të designer, mes 154 mijë punonjësve që ka gjiganti elektronik dhe me të ardhura mbi 370 miliardë dollarë në vit, Duke qenë se jemi në përfundim të vitit 2023, Ennio Dybeli ka bërë progres në kompaninë “Apple” me punën e tij të dalluar në departamentin ku ai punon.

Mira Murati

Mira Murati është drejtoreshë teknologe e klasit botëror që udhëheq departamentin e teknologjisë në OpenAI që po bën xhiron e botës në internet me potencialin e frikshëm që pritet t’i ofrojë njerëzimit inteligjenca artificiale.

Tashmë ajo po cilësohet si “truri” i zhillimit të ChatGPT, një model i gjuhës së AI që ka bërë të mundur të ketë një audiencë më të gjerë duke revolucionarizuar mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. GhatGPT lejon të gjenerojë përgjigje të ngjashme me njeriun ndaj përdoruesit duke pasur aftësinë për t’u përfshirë në biseda të natyrshme, të ngjashme me njerëzit.

Driton Sinishtaj

Titulli “Menaxheri më i mirë i vitit” në Nju-Jork u fitua nga shqiptari Driton Sinishtaj. Ai është menaxheri i suksesshëm shqiptar në Nju-Jork, i cili së fundmi është shpallur edhe Menaxheri më i mirë i vitit në një kompani prestigjioze në Nju-Jork.

Dritoni shprehet i lumtur me këtë arritje, të cilën modestisht ia dedikon stafit të tij, që përbëhet nga më shumë se 40 punonjës.

Pranvera Hyseni

Përfshirja në botën e hulumtimit planetar pa dyshim se ishte një ëndërr për astronomen shqiptare nga Kosova, Pranvera Hyseni, përcjell albinfo.ch.

Ajo para pak ditësh me krenari përfaqësoi hulumtimin e saj të doktoratës në një nga konferencat më të mëdha shkencore në SHBA, organizuar nga Shoqata Amerikane Gjeofizike (AGU) në San Francisko.

Edit Shkreli

Gjykatësja e parë shqiptare në SHBA, Edit Shkreli, në fjalën e saj të parë del me flamurin kombëtar dhe atë të Kosovës. Ajo u betua si gjykatëse në Nju Jork. Ajo është e para shqiptare në SHBA që ka një post të tillë.

Pas pak muajsh, ajo ka kaluar me herë të parë një nga provimet më të vështira të licencimit, provimin e Shtetit të New York-ut (“bar exam”). Edita ka më shumë se tetë (vite që punon pranë Gjykatave të Bronx-it dhe të White Plains me çështje komerciale, divorci etj. Ajo zotëron njohuri të larta juridike.

Ilva Dodaj

Ilva Dodaj jeton prej vitesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Arkitektja shqiptare ka kryer studimet për arkitekturë në “City College” në New York.

Gjithashtu, ajo jep mësim në Shkollën e Arkitekturës në “City College”.

Me një eksperiencë më shumë se 15-vjeçare në arkitekturë, ajo është projektuese e shume projekteve të njohura në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Krenare Recaj

Shqiptarja Krenare Recaj është historiane dhe hulumtuese, e cila jeton në Kanada. Ajo është nga Kitchener, ku dhe kreu studimet Bachelor dhe Master në Universitetin e Waterloo-së, ndërsa po vazhdon doktoraturën në Carleton University në Ottawa, transmeton albinfo.ch.

Krenarja studion raportet ndërkombëtare mes Kosovës dhe Kanadasë. Tema e doktoratës së saj është “Diaspora shqiptare në Kanada”. Gjatë punës profesionale ka pasur dhe vazhdon të ketë takime me akademikë dhe diplomatë.

Vedat Gashi

Vedat Gashi u zgjodh për herë të dytë ligjvënës i Westchester County.

I zgjedhur dy herë radhazi në Bordin e Ligjvënësve në Westchester, një zonë në veri të qytetit të Nju-Jorkut, ai është pjesë e një brezi të rinj shqiptaro-amerikanësh që po provojnë me sukses fatin e tyre në politikë.

Vedat Gashi, i cili ishte një ligjvënës i Westchester County, mbasi i përfundoi mandati, konkurroi për një mandat të dytë dhe fitoi atë mbrëmë me 56.9 për qind kundrejt 43 për qind të republikanit Daniel J. Branda.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Ish-policit Arbnor Spahiu i vazhdohet paraburgimi edhe për tre muaj në Serbi – familja kërkon ndihmë financiare

Serbia i ka caktuar edhe tre muaj paraburgim ish-policit të Njësisë Speciale të Kosovës, Arbnor Spahiut. Bashkëshortja e tij, Arieta Spahiu e cila e kishte...

Përplasje në VLEN, Arben Fetahu kërkon nga Azir Aliu ta “shajë” Ali Ahmetin, ai nuk pranon?!

Nuk bëhen rahat në VLEN, portali TS ka mësuar nga burime të besueshme brenda VLEN-it se ka një përplasje të madhe mes Arben Fetahut...

Lëvizja Arbëria drejt finalizimit të marrëveshjes me VLEN-in për zgjedhjet lokale

Lëvizja Arbëria po hyn në fazën përmbyllëse të arritjes së një marrëveshjeje bashkëpunimi me koalicionin VLEN për zgjedhjet lokale të tetorit. Ky hap është fryt...

Furkan Saliu shpërthen ndaj Kasamit: “Po dukesh si kryetar i degës së VMRO-së në Tetovë”

Furkan Saliu kritikon Kasamin: “Po hyni në grackën e Mickoskit, pasojat do të jenë të dhimbshme” Gazetari Furkan Saliu ka reaguar pas deklaratës së kryetarit...

Trump po shqyrton sulme ushtarake kundër karteleve të drogës në Venezuelë

Ideja është që ky veprim të mund të dobësojë kontrollin e Maduros mbi pushtetin dhe potencialisht ta detyrojë të largohet, por pa hyrë në...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu