“Struga merr ‘dhuratën e Vitit të Ri’: reformatorët kthejnë në pushtet VMRO-në pas dy dekadash!

Strugë – Politika e “ndryshimit” në Strugë u kthye në paradoksin më të madh të viteve të fundit. Ajo që nisi si betejë kundër keqmenaxhimit, kundër Ramiz Merkos dhe, siç pretendohej, kundër praktikave të vjetra të pushtetit lokal, përfundoi duke sjellë pikërisht atë që pak kush e priste: rikthimin e VMRO-DPMNE-së në krye të këshillit komunal pas gati 20 vitesh.

Mendi Qyra, që u paraqit si kandidat i pavarur dhe simbol i “ndryshimit”, së bashku me deputetin Bekim Qoku, i njohur për retorikën e tij të ashpër ndaj Ramiz Merkos dhe keqmenaxhimit të pushtetit të kaluar, përfunduan në një situatë ku aritmetika politike foli më shumë se premtimet morale.
Me mbështetjen vendimtare të tre votave të kampit të Merkos dhe bashkërendimin me VMRO-n, u mundësua zgjedhja e kryetarit të ri të këshillit nga radhët e kësaj partie, duke i dhënë VMRO-DPMNE-së një rikthim historik pas dy dekadash jashtë këtij pozicioni.

Ironia politike është e dukshme: ata që ndërtuan kapitalin e tyre politik mbi kritikën ndaj Merkos dhe sistemit që ai drejtoi, sot përfitojnë nga votat e po atij segmenti politik për të ndërtuar pushtetin e tyre. Nga kauza “kundër korrupsionit” dhe “kundër sistemit të vjetër”, procesi çoi në rivendosjen e një force politike që prej shumë vitesh nuk kishte pasur akses në këtë nivel të pushtetit lokal.

Ky zhvillim hap dilema serioze për kredibilitetin e narrativës së “ndryshimit” dhe për mënyrën se si retorika elektorale përplaset me marrëveshjet e ftohta politike. Në fund, Struga mori jo atë që u premtua – por atë që u llogarit

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Zëri i Masakrës së Reçakut: William Walker nderon 45 shqiptarët e vrarë

Sot shënohet 27-vjetori i Masakrës së Reçakut, një nga krimet më të rënda të kryera gjatë luftës në Kosovë, ku 45 civilë shqiptarë mbetën...

ASH Ziadin Sela: Kur vasali, Taravari akuzon për veprimet që i bën vetë

Aleanca për Shqiptarët ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të Arben Taravarit, duke e akuzuar atë për hipokrizi politike dhe qëndrime kontradiktore. Sipas ASH-së, Taravari,...

Së shpejti takimi kokë më kokë Ahmeti- Mickoski, çfarë po sinjalizohet?

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka bërë të ditur se do të zhvillojë një takim tet-a-tet me kryeministrin dhe liderin...

Irani konfiskon një ngarkesë të madhe të pajisjeve Starlink (VIDEO)

Autoritetet iraniane kanë njoftuar konfiskimin e një ngarkese të madhe të pajisjeve të internetit satelitor Starlink, sipas mediave shtetërore të vendit. Pamjet e publikuara...

Ambasadorët e BE-së takojnë Kurtin: Pa dialog me Serbinë nuk ka përparim në integrimin evropian

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav ka bërë të ditur se së bashku me ambasadorët e BE-së dhe shefat e...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu