Pse gjuhet me armë nëpër dasma?

Shkup, 10 gusht – Plagosje dhe dëme materiale, kështu mund të përshkruhen pasojat nga të cilat vijnë si rezultat i krismave nëpër ahengje të ndryshme në rajonin e Pollogut por edhe më gjerë, të cilat ndodhin kryesisht gjatë sezonit të verës.

Vetëm gjatë vitit 2023 në Sektorin për Punë të Brendshme Tetovë janë regjistruar 9 vepra penale, të gjitha në rajonin e Tetovës, prej të cilave 1 kallëzim penal është dorëzuar në Prokurorinë Themelore Publike Tetovë, ndaj 4 autorëve për kryerjen e 1 vepër penale ,,Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” të parashikuar dhe i dënueshëm nga neni 288 i Kodit Penal.

Gjithashtu, gjatë kësaj periudhe janë regjistruar 9 kundërvajtje për prishje të rendit dhe qetësisë publike me organizim të paautorizuaar të fishekzjarrëve, nga të cilat 3 në Tetovë dhe 6 në Gostivar.

Sipas ligjit, kushdo që gjuan me armë zjarri pa autorizim, përdor mjete piroteknike ose lëndë të ngjashme shpërthyese ose lehtësisht të ndezshme, ose në mënyrë të ngjashme prish qetësinë dhe sigurinë e qytetarëve, dënohet me gjobë prej 100 deri në 250 euro në vlerë të denarit.

“Krisjet nëpër dasma janë një njollë e zezë e kulturës së gazmendeve familjare shqiptare ku gravitojnë shumë njerëz, burra, gra, fëmijë dhe mundësia për fatalitet është shumë i lartë”, thotë për Portalb.mk sociologu Ali Pajaziti.

Ai thekson se ndjesia e ngatërrimit të gëzimit dhe militarizëm është një trashëgimi nga e kaluara jonë, nga e cila ende s’po heqim dorë ndonëse pasojat i vërejmë çdo verë dhe përtej.

“Tradicionalisht pushka ndër shqiptarë është përdorur edhe si vegël argëtimi. “Krisi pushka e gjëmoi alltia. Sot ka gëzim, jo ska vend mërzia” është një tekst klasik që ilustron këtë mendësi që bie ndesh me vlerat e kohës së paqes, kur s’guxojmë të trishtojmë askënd”, tha Pajaziti.

Ai porositi që kjo dukuri mund të parandalohet duke marrë nisma individuale dasmorët si për shembull: S’guxon të kriset në dasmën time!”, duke folur klerikët, me fushata vetëdijësuese mediale, duke vigjiluar institucionet.

Kjo problematikë nuk është e përhapur vetëm në rajonin e Pollogut, por më gjerë në të gjithë shtetin.

Për shembull këtë vit, më 31 korrik 2024, Policia e RMV-së ngriti kallëzim penal ndaj një punonjësi të policisë në Shkup pasi i njëjti gjuajti me armë në një dasmë familjare.

Ndërkaq më 28 korrik 2024, policia arrestoi një person nga Kërçova pasi i njëjti ka shtënë me armë zjarri gjatë një ahengu familjar, ku mbetën të plagosur tre persona.

Edhe në të kaluarën ka pasur raste të ngjashme, për shembull në gusht 2023 u arrestuan dy policë të cilët gjuajtën me armë gjatë një dasme në Prilep.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

“Si një i afërm i Hitlerit”: Erdogan shpërthen ndaj Netanyahu-t

Rexhep Tajip Erdogan e quan sulmin e Izraelit në Katar javën e kaluar 'një sfidë të hapur ndaj rendit dhe ligjit ndërkombëtar' Presidenti turk Rexhep...

Rubin: Clinton u impresionua nga sjellja e Thaçit gjatë luftës

James Rubin ka deklaruar se ish-presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Bill Clinton, i kishte bërë shumë përshtypje sjellja e Hashim Thaçit. Rubin...

Si avulluan premtimet e vredistëve?

Po bëhet afro një vit e gjysmë qëkur vredistët e Severnës proklamuan me bujë duke ngritur rrëmet njerëzish anembanë "državës" për ndryshimin e jashtëzakonshëm...

Trump kritikon Europën për sanksionet ndaj Rusisë: Nuk janë mjaftueshëm të ashpra

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka kritikuar ashpër sanksionet e vendosura nga vendet evropiane ndaj Rusisë, duke i cilësuar ato si të...

Imrane Veliu Aliu kandidate për këshilltare në Çair: Do të jem zëri i qytetarëve në organet vendimmarrëse

Imrane Veliu Aliu është një ndër kandidatet për këshilltare në komunën e Çairit, nga radhët e AKI-së. Ja biografia e plotë e saj: Unë...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu