Në 24 orët e fundit nga 40 zjarre gjithsej, 9 ende aktivë

Gjatë ditës së djeshme ka pasur gjithsej 40 zjarre në ambient të hapur, prej të cilave në këtë moment nëntë janë aktivë, pesë nën kontroll, ndërsa 26 janë shuar, informoi sot drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza (QMK) Stojanço Angellov. Theksoi se zjarre aktive ka në komunën Makedonski Brod mes fshatit Tazhevë, fshatit Breznika dhe në drejtim të Jasenit, në komunën Probishtip në afërsi të fshatrave Zelenigrad dhe Jamishtë, si dhe në afërsi të fshatit Barbarevë e Poshtme, në komunën Plasnicë mes fshatit Plasnicë dhe fshatit Latovë, në komunën e Demir Hisarit dhe Ohrit në malin Ilin, në komunën e Zelenikovës ndërmjet Smesnicës, Strahojadicës dhe Gradovcit, në komunën e Ohrit ndërmjet Koselit, Volinos dhe Openicës, në komunën e Studeniçanit afër fshatit Vreqicë, si dhe në komunën e Novosellës afër fshatit Badilen.

“Zjarret te fshatrat Negrevë, Presekë, Tatomir, Greshnicë dhe Patetinë janë vënë nën kontroll”, tha Angelov dhe shtoi se janë shuar në komunën e Sveti Nikollës afër Dollnos dhe Gjugjancit të Epërm, komunën Nagoriçan i Vjetër afër fshatrave Malotino dhe Zhegljan, në komunën e Likovës afër fshatrave Sllupçan, Llojan, Vaksincë dhe Mateç, në komunën e Radovishit në rrugën Tocko Andonov, komunën e Bogovinës afër fshatit Sedlarcë e Epërme, në komunën e Vinicës, komunën e Gostivarit afër fshatit Debreshtë, komunën e Strugës afër fshatit Lozhan, si dhe në rrugën Strugë – Kalishtë, në komunën e Dibrës në afërsi të fshatit Blatë dhe Spas, në komunën e Kërçovës afër fshatrave Zajas, Mamudovc dhe Pashinë e Poshtme, komunën e Ohrit, komunën e Sarajit afër fshatit Krushopek i Poshtëm, Semenishtë, Ramnishtë dhe Kopanicë, në qendër të Shkupit nën Kalanë afër selisë të KOM-it, në fshatin Studeniçan, komunën Shuto Orizarë në rrugën Guadalajara, në komunën Petrovec afër fshatit Rzhaniçin, si dhe në komunën e Butelit afër fshatit Luboten.

“Të reshurat, të cilat janë lokale nuk na ndihmuan askund. Kosel në këtë moment është nën kontroll. Ka mjaftë resurse në terren”, deklaroi drejtori i QMK-së, Angellov.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Netanyahu kërcënohet me sulme të mëtejshme në Jemen, edhe pa mbështetjen e SHBA-së

Kuds Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu u kërcënua të mërkurën në mbrëmje se ushtria e tij do të kryejë sulme të tjera ndaj Jemenit edhe nëse...

Komandant Çakalla: E kam akuzuar Ziadin Selën, por tash e kuptova se Arben Taravari paska qenë tradhëtari

Komandant Çakalla pranon se dikur kishte akuzuar Ziadin Selën, por sot e ka të qartë se tradhtia ka ardhur nga Arben Taravari dhe klika...

Huzeir Mustafi i replikon Arben Fetait: Ti dhe Dardan Molliqaj deshët të shkatërronit Vetëvendosjen!

Huzeir Mustafi ka reaguar ndaj deklaratave të Arben Fetait, duke theksuar se kur flitet për biografinë politike në kuadër të Vetëvendosjes, është e rëndësishme...

Fetai me “selam” për Taravarin: Unë lash Vetëvendosjen që ta mposht BDI-në, e jo t’i bashkangjitem asaj!

Rrugëtimin tim politik e kam nisur në Vetëvendosje! – një lëvizje që më ka formësuar si individ, politikisht dhe kombëtarisht. Aty kam mësuar se...

KF Shkëndija shpallet kampione e Maqedonisë për herë të pestë!

KF Shkëndija e Tetovës kurorëzohet me titullin kampion për sezonin 2024/25, duke e fituar për herë të pestë në historinë e saj këtë trofe...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu