Në Al-Aksa falet namazi i xhenazes në mungesë për Haniyeh

Në xhaminë Al-Aksa në Kudsin Lindor të pushtuar u fal namazi i xhenazes në mungesë për Ismail Haniyeh, kreun e Byrosë Politike të Hamasit që u vra në Iran, transmeton Anadolu. Si çdo të premte policia izraelite u vendos me një numër të madh trupash dhe barriera hekuri përreth zonës së Qytetit të Vjetër, ku ndodhet edhe xhamia Al-Aksa. Policia kontrolloi identitetin e palestinezëve që erdhën në xhaminë Al-Aksa për faljen e xhumasë dhe i ktheu ata, veçanërisht të rinjtë.

Imami i xhamisë Al Aksa, Sheikh Ekrima Sabri u lut për Haniyen në hutben e tij të xhumasë. Besimtarët që ndodheshin në Aksa iu përgjigjën lutjes së Sheikh Ekrima me tekbire. Sheikh Ekrima Sabri në fjalimin e tij që mbajti në hutben (ligjëratën) e xhumasë tha: “Ata që jetojnë në Bejtul-Makdis dhe ata që janë në minberin e xhamisë Al Aksa e pranojnë Ismail Haniyen si dëshmor në praninë e Allahut. Allahu e mëshiroftë”.

Pas namazit të xhumasë, u fal namazi i xhenazes në mungesë me qëllimin për “dëshmorët e mbarë botës islame”. Pavarësisht kufizimeve të policisë izraelite, namazin e xhumasë në Al-Aksa e falën 30 mijë muslimanë. Që nga 7 tetori 2023 kur filluan sulmet në Rripin e Gazës, policia izraelite zbaton kufizime serioze që kanë penguar mijëra njerëz të falen në Al-Aksa.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Christopher Hill dëshmon sot në Hagë për rastin e Thaçit dhe të tjerëve

Ish-emisari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Christopher Hill, do të dëshmojë të hënën në Gjykatën Speciale të Hagës. Siç ka mësuar...

Myftiu i Korçës kundër ligjit për barazinë gjinore: Imponim nga BE-ja, jo nevojë e shoqërisë

Myftiu i Korçës, Ledian Cikalleshi, ka shprehur shqetësimin e komuniteteve fetare lidhur me projektligjin e fundit ku u votuan termat “barazi gjinore” dhe “diskriminim”. Sipas...

Anketë shqetësuese: 46.5% e të rinjve në Maqedoninë e Veriut nuk besojnë më në anëtarësimin në BE!

Shumica e të rinjve në Maqedoni e shohin pozitivisht Bashkimin Evropian, por gati gjysma nuk besojnë se vendi ndonjëherë do të bëhet anëtar të...

“Poshtë Izet Mexhiti, poshtë Izet Mexhiti ”/ Sokol Haliti: Nuk e jep verdiktin VLEN-i nga Maqedonia në Viti (VIDEO)

Me thirrjet nga sheshi i Vitisë, “Poshtë Izet Mexhiti, poshtë Izet Mexhiti” kandidati i LDK-së Sokol Haliti që ka fituar në Viti për zgjedhjet...

Pendarovski: Maqedonia po ngec në rrugën drejt BE-së për shkak të mungesës së vullnetit politik

Instituti për Gjeopolitikë, Ekonomi dhe Siguri (IGES) në Sarajevë priti ish-presidentin e Maqedonisë, Stevo Pendarovski, i cili mbajti një ligjëratë dhe mori pjesë si...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu