Rrëfimi i jashtëzakonshëm: Si u takuan babë e bir në mal, pa e ditur për njëri-tjetrin që ishin në UÇK

Kujtim Morina, djali i dëshmorit Avdullah Morina, ka rrëfyer historinë e jashtëzakonshme të takimit me babain e tij në mal gjatë luftës, kur edhe e panë për herë të parë njëri-tjetrin të veshur me uniformat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. I ftuar në “DPT te Fidani”, ai tha se i ishte bashkuar UÇK’së, pa dijeninë e babait, ende pa i mbushur 18 vjet.

“Jam shku pa dijeninë e babës. Masi jam vesh ushtar, e kam pa babën. Edhe ai nuk e ka ditë që jam i veshun ushtar., Unë kur kam shku, shokët e tij më kanë marrë menjëherë si e kam tregu emrin e prindit. Njëherë më thanë je shumë I ri, por kur iu tregova emrin e prindit, ata më morën. Nuk hezituan”, ka rrëfyer ai. Ai tregoi edhe momentin kur u takuan, duke shtuar se babai ia kishte dhënë një flakaresh kur e kishte parë.

“Ish një ofensivë në një fshat të Rahovecit, edhe i kanë thirr njësitin e lumit me iu shku në ndihmë. Kur u ardh ai, u kanë me maskë se hala në fshatin tonë u përdorke maska, edhe kur e ndala unë atë kerrin për me i drejtu kah kanë me shku, ai ka zbrit prej kerrit dhe aty ma ka dhanë një flakaresh, edhe atëherë ka heq maskën edhe ka qajtë e ka thanë qysh s’kom besu që vjen djali jem këtu. As ai se ka ditë që jam unë, as unë se kam ditë që është ai”, ka deklaruar ai.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Lista Serbe akuzohet për shkelje të rregullores zgjedhore gjatë heshtjes zgjedhore në veri të Kosovës

Lista Serbe po akuzohet për shkelje të Rregullores Zgjedhore Nr. 07/2024 gjatë ditës së votimit në komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës,...

Davutoğlu paralajmëron: “Njohja e Somalilandit nga Izraeli është pjesë e një strategjie për të rrethuar Turqinë, Egjiptin dhe Arabinë Saudite”

Ish-kryeministri turk Ahmet Davutoğlu ka reaguar ashpër ndaj njoftimeve për mundësinë e njohjes së Somalilandit nga Izraeli, duke e cilësuar këtë si një lëvizje...

Adnan Azizi: Un jam garanca për Gostivarin, zgjidhni Nevzat Bejtën

Në Pallatin e Kulturës në Gostivar, u mbajt konventa promovuese e koalicionit VLEN, ku u prezantua kandidati për kryetar të Komunës së Gostivarit, Nevzat...

“Me i thanë sot jo Albin Kurtit është njejtë si me i thane JO Millosheviçit ne 98-tën”, deklarata e ashpër e Shalës

Një deklaratë e analistit politik Azdren Shala, e bërë publike sot dhe që po qarkullon gjerësisht në rrjetet sociale në Kosovë, ka ngjallur reagime...

Ish-krerët e UÇK-së votuan nga Haga për zgjedhjet e 28 dhjetorit

Ish-krerët e UÇK-së, tashmë kanë votuar për zgjedhjet e parakohshme të së nesërmes. Kështu ka konfirmuar zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi. Ky i...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu