Mexhiti: Arrestime të ish ushtarëve të UÇK-së ka patur edhe në kohën e BDI-së

Zëvendëskryeministri Izet Mexhiti i pyetur në lidhje me arrestimin e ish ushtarit të UÇK-së, Blerim Ramadani tha se raste të tilla kanë ndodhur edhe në kohën kur BDI ka qenë në pushtet dhe se po punojnë çdo ditë që ky rast të marr epilogun e drejtësisë në mënyrë që ai të lirohet.

IZET MEXHITI, ZV/KRYEMINISTËR
“E para për ta informuar opinionin sepse ka një tendencë nga BDI për ta gënjyer opinionin që ky është rasti I pare, ata që i njohin rrethanat e dine që ka qenë rasti Dugolli, rasti Morina dhe disa raste të tjera kur ka pasur pushtet absolut BDI dhe ka ndodhur. Neve na vjen keq që ka ndodhur kjo mirëpo po punojmë çdo ditë pa pomozitet, larg mediave që të mer epilogun e drejtësisë dhe që të jetë I lirë sit ë gjithë tjerët”.

Ditën e djeshme ministri serb i Punëve të Brendshme Ivica Daçiç tha se pret që autoritetet maqedonase ta ekstradojnë ish-pjesëtarin e UÇK-së, Blerim Ramadanin, por potencoi se kjo është çështje e brendshme e vendit.

Ndërkaq ditë më parë veteranë të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, invalidë të luftës, familjarë të Dëshmorëve dhe familjarët e ish ushtarit Blerim Ramadani, protestuan për arrestimin e tij në Maqedoni të Veriut.

Ramadani u ndalua më 17 korrik, në pikëkalimin kufitar në Jazhincë bazuar në një fletëarrest lëshuar nga Gjykata e Beogradit përmes Interpol Serbia. Pas arrestimit, Gjykata Themelore në Shkup ka caktuar 30 ditë paraburgim për Blerim Ramadanin. Për arrestimin e tij partitë në pushtet dhe ato opozitare fajësuan njëra tjetrën që kanë lejuar të ndodh një gjë e tillë. Autoritetet serbe e akuzojnë Ramadanin se ka kryer krime lufte në rajonin e Nerodimes verën e vitit 1999./SHENJA/

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Lista Serbe akuzohet për shkelje të rregullores zgjedhore gjatë heshtjes zgjedhore në veri të Kosovës

Lista Serbe po akuzohet për shkelje të Rregullores Zgjedhore Nr. 07/2024 gjatë ditës së votimit në komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës,...

Davutoğlu paralajmëron: “Njohja e Somalilandit nga Izraeli është pjesë e një strategjie për të rrethuar Turqinë, Egjiptin dhe Arabinë Saudite”

Ish-kryeministri turk Ahmet Davutoğlu ka reaguar ashpër ndaj njoftimeve për mundësinë e njohjes së Somalilandit nga Izraeli, duke e cilësuar këtë si një lëvizje...

Adnan Azizi: Un jam garanca për Gostivarin, zgjidhni Nevzat Bejtën

Në Pallatin e Kulturës në Gostivar, u mbajt konventa promovuese e koalicionit VLEN, ku u prezantua kandidati për kryetar të Komunës së Gostivarit, Nevzat...

“Me i thanë sot jo Albin Kurtit është njejtë si me i thane JO Millosheviçit ne 98-tën”, deklarata e ashpër e Shalës

Një deklaratë e analistit politik Azdren Shala, e bërë publike sot dhe që po qarkullon gjerësisht në rrjetet sociale në Kosovë, ka ngjallur reagime...

Ish-krerët e UÇK-së votuan nga Haga për zgjedhjet e 28 dhjetorit

Ish-krerët e UÇK-së, tashmë kanë votuar për zgjedhjet e parakohshme të së nesërmes. Kështu ka konfirmuar zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi. Ky i...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu