Durmishi viziton zejtarët: Ministria e Ekonomisë do të bashkëfinancojë shpenzimet për blerjen e makinave ose veglave të reja

Me masën e re për subvencionimin e zejtarëve, ministria e Ekonomisë dhe Punës do të bëjë bashkëfinancimin prej 40 për qind të shpenzimeve për blerjen e makinave ose veglave të reja që u nevojiten zejtarëve për punë. Mjetet e përgjithshme të parapara me këtë thirrje publike, janë 6 milionë e 500 mijë denarë, ndërsa vlera e përgjithshme për një aplikant është maksimalisht 200 mijë denarë.

“Ministria e ekonomisë dhe punës javën e kaluar shpalli thirrjen publike për mbështetje të zejtarisë. Kjo masë ka për qëllim të subvencionojë zejtarët dhe ushtruesit e veprimtarisë zejtare, përmes bashkëfinancimit të 40 për qind të shpenzimeve të dëshmuara, por jo më shumë se 200 mijë denarë për aplikant, të bëra për blerjen e makinave ose veglave të reja dhe dizajnimin e produktit të ri”, Besar Durmishi, ministër i Ekonomisë dhe Punës.

Zejtarët e mirëpresin këtë masë, por thonë se e njejta duhet të vazhdojë edhe në të ardhmen dhe çdo vit të ketë rritje të përqindjes së mjeteve.

“Të mos ndalemi këtu, por këto përqindje parash që do ti merrnin zanatxhinjtë, të jenë çdo vit në rritje, që zanatxhinjtë të kenë motiv më të madh që të mund të del më mirë në treg, të marrin më shumë mjete nga shteti dhe prej saj do të kenë përfitime edhe qytetarët… ”, deklaroi Goran Ristovski, Oda e Zejtarëve Shkup.

“Për të gjithë zanatxhinjtë, ne momentalisht jemi me teknologji shumë të vjetër. Ajo teknologji, shembull për zanatin tim, për mua është shumë e shtrenjtë, me këto subvencione, do të na ndihmojnë që ta zgjerojmë biznesin. Tani jemi në shekullin 21, ka arritur teknologjia, ndërsa ne jemi akoma me makina të shekullit 20. Këtë që do ta ofrojnë tani është shumë më mirë. Tani duhet të aplikohet, varet se kujt do t’i ndahet, për mua si zanatxhi, kjo është një ofertë e mirë, mund ta zgjeroj biznesin tim ”, u shpreh një zejtar.

Aplikimet mund të bëhen deri më 1 tetor, ndërsa të drejtë për aplikim kanë të gjithë zejtarët aktivë. Ata duhet të dëshmojnë për shpenzimet e bëra gjatë vitit 2023 dhe 2024. Nuk duhet të kenë hapur procedurë të falimentimit. Të mos kenë borxh ndaj shtetit apo të punësuarve. Të kenë punuar të paktën 1 vit para shpalljes së thirrjes publike dhe të mos kenë marrë mjete financiare nga thirrjet e ministrisë së Ekonomisë në 3 vitet e fundit.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Lista Serbe akuzohet për shkelje të rregullores zgjedhore gjatë heshtjes zgjedhore në veri të Kosovës

Lista Serbe po akuzohet për shkelje të Rregullores Zgjedhore Nr. 07/2024 gjatë ditës së votimit në komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës,...

Davutoğlu paralajmëron: “Njohja e Somalilandit nga Izraeli është pjesë e një strategjie për të rrethuar Turqinë, Egjiptin dhe Arabinë Saudite”

Ish-kryeministri turk Ahmet Davutoğlu ka reaguar ashpër ndaj njoftimeve për mundësinë e njohjes së Somalilandit nga Izraeli, duke e cilësuar këtë si një lëvizje...

Adnan Azizi: Un jam garanca për Gostivarin, zgjidhni Nevzat Bejtën

Në Pallatin e Kulturës në Gostivar, u mbajt konventa promovuese e koalicionit VLEN, ku u prezantua kandidati për kryetar të Komunës së Gostivarit, Nevzat...

“Me i thanë sot jo Albin Kurtit është njejtë si me i thane JO Millosheviçit ne 98-tën”, deklarata e ashpër e Shalës

Një deklaratë e analistit politik Azdren Shala, e bërë publike sot dhe që po qarkullon gjerësisht në rrjetet sociale në Kosovë, ka ngjallur reagime...

Ish-krerët e UÇK-së votuan nga Haga për zgjedhjet e 28 dhjetorit

Ish-krerët e UÇK-së, tashmë kanë votuar për zgjedhjet e parakohshme të së nesërmes. Kështu ka konfirmuar zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi. Ky i...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu