Sot nisin Lojërat Olimpike “Paris 2024″, gjashtë sportistë pjesëmarrës nga RMV, në mesin e tyre një shqiptar

Sot nisin Lojërat Opimpike “Paris 2024”. Kjo do të jetë hera e parë që Lojërat Olimpike nuk do të nisin në stadium, por në lumin Sen. 85 anije pritet të parakalojnë me rreth 7 mijë atletë, në një paradë gjashtë kilometra të gjatë në Senë. Në Olimpiadë, këtë vit do të marrin pjesë gjashtë sportistë nga Maqedonia e Veriut, transmeton Portalb.mk.

Vladimir Egorov – mundje, Nikolla Gjuretanoviq – not, Anastasia Mojsovska – gjueti me hark, Edi Sherifovski – xhudo, Milijana Reliq- taekwondo dhe Dario Ivanovski – atletikë, janë sportistët që marrin pjesë në Lojërat olimpike. Ivanovski dhe Reliq do të mbajnë flamurin e Maqedonisë së Veriut në ceremoninë e hapjes.

Edi Sherifovskin, është shqiptari i vetëm që përfaqëson Maqedoninë e Veriut në Lojërat Olimpike në Paris në xhudo.

Në episodin e katërt të OpenMic në Portalb, Sherifovskin, ka folur e për përvojën dhe sfidat e tij deri në përzgjedhjen e tij për të prezantuar vendin në Garat Olimpike.

Ceremonia do të nisë më 19:30 e pritet të zgjasë rreth 3 orë e 45 minuta.

Detajet se kush do të ndezë flakën olimpike për të shënuar nisjen e Lojërave dhe cilët artistë marrin pjesë, po mbahen sekret.

Lojërat Olimpike do të mbahen deri më 11 gusht 2024, pasuar nga Lojërat Paralimpike nga 28 gushti deri më 8 shtator. Programi i Lojërave Olimpike Verore 2024 do të paraqesë 329 gara, ndërsa Lojërat Paralimpike do të bashkojnë 4,400 atletë paraolimpikë nga 182 vende për më shumë se 500 ngjarje sportive. Ngjarja pritet të ndiqet nga më shumë se 3.5 milionë spektatorë në mbarë botën.

Ndryshe, presidentja Gordana Siljanovska Davkova me 22 korrik priti olimpistët në vilën Vodno. Në takim, presidentja Siljanovska Davkova u njoftua për përgatitjet përfundimtare të ekipit olimpik të Maqedonisë, si dhe për pritjet nga garat.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Bela: Alternativa dhe fundi i keqmenaxhimit në Çair

Shkruan: Valon F. Bela Alternativa dhe fundi i keqmenaxhimit në Çair Është e qartë se edhe partia Alternativa po synon t’i japë fund keqmenaxhimit 20-vjeçar të...

‘Perdja e Mëndafshit’ – Kina ndan rajonin dhe shfaq Shqipërinë e Kosovën si ‘Perëndimi i vërtetë’

Pekini zgjeron praninë në Ballkan, me Washingtonin të përqendruar në Ukrainë Ballkani Perëndimor ka qenë gjithnjë “fuçia e barutit” e Evropës dhe edhe pse në...

Deliu: si u bën 57 vota sot në Kuvend, meqë Shqipe Selimi nuk votoi?

Blerta Deliu Kodra Deputete e Kuvendit të Kosovës Edhe Shqipe Selimi e di pse Donika Gërvalla nuk i mori votat sot. Por, si u bën 57...

Elon Musk heq dorë nga krijimi i një partie të re, mbështet JD Vance për presidencën

Miliarderi Elon Musk ka braktisur planet për të krijuar një parti të tretë politike në SHBA, duke vendosur të përqendrojë mbështetjen e tij financiare...

Në tentimin e dytë, VV-ja propozon Donika Gërvallën për kryeparlamentare – dështon edhe ajo

VV-ja në tentimin e dytë ka propozuar Donika Gërvallën për kryeparlamentare, pasi dështoi votimi për Albulena Haxhiu, e cila arriti të marrë vetëm...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu