Një punonjësi të Akademisë për gjyqtarë i janë konfiskuar dy telefona ka pasur komunikim indikativ me gjyqtarin Nake Georgiev

Ekipi i MPB – Departamenti i policisë kriminale dhe Departamenti për shtypjen e krimit të organizuar, me urdhër të gjykatësit të procedurës paraprake, dje deri në fund të orarit të punës, 19:00, kanë qenë në hapësirat e Akademisë për gjyqtarë dhe prokurorë publik “Pavel Shatev”, nga ku kanë konfiskuar dy telefona nga një i punësuar në Akademi, transmeton Portalb.mk.

“Në kuadër të një rasti kundër një gjyqtari suprem, prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, duke analizuar telefonin e të dyshuarit, ka gjetur informacione që tregojnë për kryerjen e mundshme të një vepre tjetër penale. Si rezultat, për të hetuar të dhëna të tilla, prokurori në fjalë ka ngritur lëndë me të cilën ka parashtruar kërkesë te gjyqtari i procedurës paraprake në Gjykatën Themelore Penale Shkup për konfiskimin e dy telefonave celularë nga personi i punësuar në Akademinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve publikë, si dhe një video dhe dy dosje për një ish-kandidat dhe për një kandidat aktual të Akademisë”, njoftuan sot nga Prokuroria.

Gjatë ditës së djeshme, thonë nga Prokuroria, me urdhër të gjyqtarit kanë vepruar anëtarët e Departamentit të Policisë kundër Krimit dhe të Departamentit për Luftimin e Krimit të Organizuar dhe kanë siguruar sendet e kërkuara.

“Prokuroria do të informojë publikun në kohë për të gjitha aktivitetet dhe detajet shtesë që nuk do të ndikojnë në procedurë”, thonë nga Prokuroria.

Siç mëson Sdk.mk, hetuesit kanë mësuar se ky punonjës është i lidhur me gjyqtarin suprem të arrestuar Nake Georgiev, i cili është në paraburgim për marrje të ryshfetit për ndikim te gjyqtarët për të ndihmuar të akuzuarit.

Nga Prokuroria për Krimin e Organizuar për Sakamdakazam.mk thonë se nuk bëhet fjalë për aksion, por për kontrollimin e indikacioneve, të cilat edhe janë marrë ë dy telefonat celularë të punonjësit që komunikonte me gjyqtarin suprem Georgiev.

Ekipi i hetuesve, megjithatë, erdhi jo vetëm për telefonat, por i interesonte edhe gjenerata e shtatë, tetë dhe nëntë (gjenerata e fundit), arsimi i të cilit po vazhdon. Ekzistojnë gjithashtu raporte anonime të ryshfetit për regjistrimin e kandidatëve për dëgjuesit për gjyqtarët dhe prokurorët.

Për gjeneratën e shtatë morën dokumentacionin për një anëtar të familjes Georgiev, i arsimuar në Akademi dhe tashmë është zgjedhur për gjykatësi.

Për gjeneratën e tetë i interesonte video-mbikëqyrja nga testi i kualifikimit.

Për gjeneratën e nëntë, sipas Sakamdakazam.mk, shkollimi i cilës është duke u zhvilluar, i interesonte vetëm një kandidate nga dëgjuesit për gjyqtarë dhe prokurorë, për të cilën për shkak të mbrojtjes së të dhënave personale dhe prezumimit të pafajësisë, Sdk identitetin nuk ia ka zbuluar.

Është pyetur edhe për sistemin e testimit INVOKA të Dragi Rashkovskit, i cili pas arrestimit të tij, Akademia për Gjyqtarë në mënyrë eskprese e ka ndërprerë kontratën e tij me kompaninë.

Nake Georgiev nuk është i panjohur për publikun e gjerë. Zgjedhja e tij si anëtar i Këshillit Gjyqësor u pasua me polemika. Procedura për përcaktimin e përgjegjësisë kundër tij është zhvilluar në periudhën kur ishte kryetar i Gjykatës së Apelit në Shtip. Mirëpo, një ditë para se të përcaktohej lista e kandidatëve për anëtarë të Këshillit Gjyqësor, në një pjesë të mbyllur të seancës, Këshilli vendosi të ndërpresë procedurën ndaj Georgiev, pasi rasti kundër tij ishte mbajtur në sirtar për disa muaj.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Detaje nga aksidenti i autobusit nga Kosova në Gjermani, ky është numri i të lënduarve

Pak minuta pas mesnatës, një aksident i rëndë trafiku raportohet të këtë ndodhur në autostradën A8 pranë Irschenbergut në Gjermani. Siç raportojnë mediat në Gjermani,...

Najçevska: “Unë detyrohem të kërkoj falje, ndërsa Bogojeski mbetet i paprekur për thirrjet raciste”

Shkup, 19 gusht 2025 – Akademikja dhe aktivistja Maja Najçevska publikoi një kërkesë publike për falje drejtuar Petar Bogojeskit, pas kërkesës ligjore të bërë...

Lajm i madh nga samiti i Uashingtonit – Çfarë pritet tani?

Një takim i rëndësishëm mes Presidentit amerikan Donald Trump, Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, dhe liderëve evropianë, përfshirë Kancelarin gjerman Friedrich Merz, është mbajtur të...

Lavrov “përmbys” thashethemet: Ne nuk duam territore, por mbrojtje për rusët

Rusia nuk ka synuar kurrë thjesht të pushtojë territore në Ukrainë, qoftë në Krime, Donbas apo Novorosia qëllimi i saj ka qenë të mbrojë...

Ben Blushi:🇦🇱 Shqipëria dhe kriptomonedhat: Pse nuk na lejohet të blejmë Ethereum, Bitcoin apo XRP?

Prej muajsh qytetarët shqiptarë përballen me një mur të padukshëm: bankat vendase refuzojnë transferat drejt platformave që shesin kriptomonedha. Një qytetar që tentoi të...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu