“Valmir Aziri do të shkojë aty ku e ka vendin”, tha Kasami! I përgjigjet Aziri: Deklaratë politike, e pabazuar në fakte

Ndryshimi i vendit të punës në Facebook, nga “sekretar shtetëror” në Ministrinë e Kulturës në “këshilltar shtetëror”, nga ana e Valmir Azirit ka ngjallur reagimin edhe të Bilall Kasamit, lideri të Besës, pjesë e Qeverisë. I pyetur nga gazetarët, se pse Aziri u bë “këshilltar” në Ministrinë e Kulturës, pak ditë para se të emërohet zëvendësministri i Kulturës nga Besa, Kasami tha se duhet të hetohet dhe se ka dyshme se “Aziri, në mënyrë joligjore ka marrë vendim ‘këshilltar shtetëror’”.

“Besoj se do të konstatohet shkelja dhe Valmir Aziri do të shkojë aty ku e ka vendin”, tha Kasami. Por, i pyetur nga TV21 Valmir Aziri e mohon se është “vetëpunësuar”. Ai thotë se pozita e këshilltarit shtetëror është bërë me konkurs publik dhe meqë ai është i punësuar rreth një dekade në Ministrinë e Kulturës dhe ka qenë shef i sektorit, i ka plotësuar kushtet. Thotë se kthehet në vendin e punës, të cilin e ka marrë në vitin 2021, dhe prej të cilit u largua që kur u emërua sekretar shtetëror.

“Tek pas 4 javësh pasi kam marrë vendin e punës – këshilltar shtetëror, jam ngritur në detyrë si sekretar shtetëror”, tha Aziri. Deklaratën e Kasamit e cilëson si politike.

“Unë mendoj se zotëri Kasami jep deklarata politike, si çdo politikan – të pa bazuara në fakte”, tha Aziri. Aziri i bëri thirrje zëvendësministrit të sapoemëruar në Kulturë, Sedat Sulejmani që të hetojë procesin e punësimit të tij, me qëllim që të zbardhen të gjitha dyshimet./TV21

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

AKI akuzon VLEN-in për mashtrim: E kanë shitur kauzën shqiptare, tani janë vasalë të VMRO-së

Nga AKI në një reagim për media kanë thënë se Koalicioni VLEN vazhdon të bëjë atë që, sipas tyre di më së miri –...

Raportohet për vendososjen e bombave në disa shkolla fillore në Kumanovë

Në disa shkolla fillore në Kumanovë pasdite arritën alarme për gjoja bomba të vendosura në shkolla, konfirmuan nga Sektori për arsim në Komunën e...

Votimi në Çair: Diferencë e dyshimtë prej 2.267 votash mes Izet Mexhitit dhe listës së VLEN-it

Sipas të dhënave zyrtare të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, në Komunën e Çairit ekziston një dallim i dukshëm mes votave të kandidatit për kryetar...

AKI: VLEN-i është kapur tërësisht nga të tjerët, shqiptarët më 2 nëntor do t’i thonë JO vasalëve

Nga AKI në një reagim për media kanë thënë se Koalicioni VLEN vazhdon të bëjë atë që, sipas tyre di më së miri –...

Mbeturina dhe transport i çrregullt në Shkup para balotazhit

Shkupi po përballet me krizë të mbeturinave dhe transportit publik, me ndërmarrjet komunale që funksionojnë me burime të kufizuara. Higjiena Komunale dhe Transporti Publik kanë...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu