Dy vëllezër gjuajtën me armë nga vetura në lëvizje me targa të Zvicrës, mësohet identiteti i viktimës në Debresh

Ministria e Punëve të Brendshme ka dalë me njoftim zyrtar për vrasjen në Drebresh të Gostivarit. Bëhet e ditur se viktima është e moshës 35-vjeçare, me iniciale R.K. ndërkaq thuht se vrasja është kryer nga dy vëllezër, nga po i njëjti fshat – Debresh dhe të cilët kanë gjuajtur me armë nga vetura “Volvo” me targa të Zvicrës.

“Sot, (23.07.2024) në ora 17.15 në SPB Tetovë është denoncuar se në Drebresh të Gostivarit, me armë zjarri është gjuajtur ndaj R.K.(35) nga Debreshi, kurse si të dyshuar janë vëllezërit J.B. dhe B.B. nga i njëjti fshat, të cilët kanë qenë me veturën “Volvo” , me targa të Zvicrës. Njëri nga ata, B.B. është arrestuar dhe nga i njëjti është marrë pushkë automatike me të cilën është kryer vepra. Ndërmerren masat për zbardhjen e rastit”, thonë nga Policia./TV21.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Etika e Xhemijetit dhe morali i nënshtrimit!

(Nga:Besir Bajrami) “Përkatësia etike është më e rëndësishme se përkatësia etnike”, thotë Zeqirija Ibrahimi, kryetar i partisë politiko-fetare "Alternativa", e që në mënyrë implicite...

Mungonte gjuha shqipe, gjashtë këshilltarët e AKI-së në Shkup nuk i nënshkruajnë vendimet

Këshilltarët e Aleancës Kombëtare për Integrim, Naim Bajrami ka reaguar ndaj mosrespeketimit të gjuhës shqipe nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor. Bajrami në profilin e tij...

Rina Ajdari: Tetovës i duhet të çohet sërish në këmbë, e bashkuar dhe me vizion

Deputetja e Bashkimit Demokratik për Integrim, Rina Ajdari përmes një postimi në profilin e saj në FB ka shënuar se tani është momenti kur...

Do të ulë investimet kapitale, Qeveria borxhin do ta shlyejë me borxh të ri

Shlyerja e borxhit nga euroobligacioni që kap vlerën prej 700 milionë eurosh dhe borxhe shtesë ndaj jashtme prej 200 milionë eurosh do të jetë...

Nuk ka paqe në Gaza, 50 të vrarë nga sulmet e Izraelit gjatë natës, mes tyre 22 fëmijë

Të paktën 50 palestinezë, mes tyre 22 fëmijë, u vranë dhe mbi 200 u plagosën të martën në mbrëmje në një valë sulmesh ajrore...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu