Studentët kërkojnë modalitete më të mira rreth shujtës studentore

Studentët i kërkojnë ministres së sapoardhur në detyrë, të gjejë modalitete më të mira rreth shujtës studentore, shkruan Alsat.

Së pari ajo është e pamjaftueshme, dhe së dyti, në raste të luhatjes së inflacionit, ministria duhet të ketë plan rezervë për marrëveshje me zinxhiret gastronomike ku mund të blejnë studentët.

Forumi për ndryshime në arsim propozon që MASH të ndërtojë bashkëpunim me komunitetin e bizneseve dhe gastronomisë që cmimet e ushqimit të përshtaten sipas nevojave dhe kërkesave të studentëve.

Sipas Blendi Hodait, shujta studentore ditore, aktualisht duhet të jetë të paktën 180 denarë.

“Ministria e Arsimit dhe Shkencës t’i dërgon paratë për të gjithë javën, dhe i ke në llogari dikund 840 denarë, dhe ti nëse paguan ushqimet me këtë shumë, ndoshta mbijeton deri të mërkurën të paguash ushqime me 840 denarë, më pas duhet me para të xhepit t’i blesh këto. Edhe normalisht që kupton njeriu që për tri ditë mund të hani një doner ose hamburger, me 840 denarë për gjithë javën që i ke dhe pastaj duhet të shtosh me para vetanake për mu ushqy…Këtu duhet të fokusohet MASH, jodomosdoshmërisht të rritet çmimi pa mos bërë një lloj bashkëpunimi me restorantet se si duhet të implementohet shujta studentore nga shtatori…”, tha Blendi Hodai, Forumi për ndryshime në arsim.

Ministrja e re e arsimit dhe shkencës, Vesna Janevska, thotë po bëhen analiza, por ndryshimet duhet të pasqyrohen në rebalancin e buxhetit, që si duket, për këtë fazë nuk ka kohë të mjaftueshme drejt arritjes së një zgjidhjeje solide.

“Për studentët bëhen analizat, e dini se kemi trashëguar gjendje të keqe të buxhetit ne tani duhet urgjentisht të bëjmë ribalans të buxhetit, që sigurisht do të ndodh në korrik”, u shpreh Vesna Janevska, Ministre e Arsimit dhe Shkencës.

Sipas hulumtimit të Forumit për ndryshime në arsim, një student për shpenzime universitare, banim e ushqim harxhon rreth 11 mijë euro deri në mbarimin e studimeve.

Përmes intervistave me studentë të disa fakulteteve, është konstatuar se një student për një semestër, vetëm për ushqim shpenzon deri në 15 500 denarë varësisht se në cilin fakultet dhe qytet studion./ Alsat.mk

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Rama pas vizitës në Hagë: Në zemër të Evropës po ndodh padrejtësi ulëritëse

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, pasi ka përfunduar vizitën tek ish-presidenti Hashim Thaçi, Gjykatën Speciale e ka quajtur “godinë ku luhet teatri i turpit...

Nga 20 minuta për krerët e UÇK-së në fjalët përfundimtare – Haga mbyll provat dhe dëshmitarët

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi do të kenë mundësinë të ngrihen në këmbë edhe një herë në sallën e gjyqit...

Brenda Telefonit të Faruk Mujkës Mesazhet që tregojnë si u koordinua me Dejona Mihailin dhe Artane Rizvanollin për punësim ilegal

Në publik, më 1 dhjetor të vitit 2022, Ndërmarrja Hidro-Ekonomike Ibër Lepenci njoftonte se zotëri Faruk Mujka, përmes një procesi të ligjshëm të përzgjedhjes,...

Gjykata hedh poshtë aktakuzën ndaj Klinakut për kanosjen e Kurtit

Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën për hedhjen e aktakuzës ndaj Faton Klinakut dhe ka vendosur të pushojë procedurën penale ndaj tij për...

Punonte shërbyes për të luajtur futboll: Historia e dhimbshme që formoi yllin Myrto Uzuni

Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Myrto Uzuni ka rrëfyer fillesat e tij në futboll dhe veshtirësitë që ka kaluar, të cilat i kanë dhënë...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu