Mërgimtarët gjallërojnë Tetovën, ankohen për çmime të larta: Më shtrenjtë se në Zvicër!

Nga një qytet i qetë dhe me shumë pak lëvizje, Tetova, javën e fundit është gjallëruar. Në vendlindje kanë mbërritur shumë mërgimtarë. Ardhja e tyre ka lëvizur edhe punën e bizneseve, sidomos të dyqaneve për shitjen e arit, butikët por dhe restorantet.

“Ka mërgimtarë të ardhur edhe pse s’kanë ardhur të gjithë, nga 22 do të jetë vala më e madhe dhe do jetë më mirë… Lëvizja është më e mirë ka njerëz ka lëvizje. Ka filluar nga pak të dallohet, falë Zotit që i kemi mërgimtarët, për Tetovën flas, në vit shitet diku 300 kilogram ar me gjithë rrethinë”, tha Mensur Arifi, kryetar i Zejtarëve të Tetovës.

“Ka filluar nga pak lëvizja pak..

Gazetari: Kërkojnë më tepër fustane dymi për dasma?

“Edhe ashtu edhe ashtu, gjitha i kërkojnë, kemi lloj lloj çmimesh nga më të lirat deri më të shtrenjtat. Ka edhe kërkesa me porosi, për fustane unike me çmime shumë të larta, ua sigurojmë patjetër me porosi”, tha Latife Hamza, pronare e një dyçani nusërie.

Për dallim prej shitësve, disa mërgimtarë ankohen për çmimet e larta. Thonë se madje janë më të larta se në Zvicër.

“Unë jetoj në Zvicër por më duket jeta këtu më shtrenjtë se në Zvicër. Ne jemi vetëm ca ditë në pushime këtu, por për njerëzit që jetojnë këtu duhet me qenë më lirë patjetër. E për dasmat mos pyet, s`duhet më bë dasmë se pakufi kushton këtu, por kështu është shteti këtu”, tha një mërgimtar..

Këtë vit numri i mërgimtarëve që do të qëndrojnë për pushime verore në vendlindje pritet të jetë edhe më i madh se vitet paraprake./ Alsat.mk

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Putin thotë se ka arritur një marrëveshje me Trumpin: Shpresoj që Kievi të mos e prishë

Putin deklaron se ka arritur një marrëveshje me Trumpin dhe shpreson që udhëheqësit në Kiev “të mos prishin” procesin për të sjellë fundin e...

Gazetari pyet Putinin: “A do të ndalosh së vrari civilë?” – Reagimi i tij trondit i gjithë botën

Ndërsa Donald Trump dhe Vladimir Putin pozuan për kamerat pasi u takuan ballë për ballë në Alaska, gazetarët po u drejtonin pyetje udhëheqësve me...

SHBA dhuron 29 automjete të reja të blinduara për Armatën e Maqedonisë

Në kazermën “Jane Sandanski” në Shtip, sot u prezantuan 29 automjete të reja të lehta të blinduara “JLTV” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës....

Kontingjent rezervë i NATO-s vendoset përkohësisht në Kosovë për trajnime ushtarake

KFOR ka njoftuar se një kontingjent i forcave rezervë të NATO-s ka nisur vendosjen e përkohshme në Kosovë për zhvillimin e një sërë aktivitetesh...

“Izraeli i Madh” ndez Lindjen e Mesme – Netanyahu sfidon hapur botën arabe

Pas deklaratave të Benjamin Netanyahu-t se është “shumë i lidhur” me vizionin e “Izraelit të Madh”, reagimet në rajon shpërthyen për të dënuar mbështetjen...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu