Kërcënoi se do vriste Presidentin Biden, arrestohet një person në Florida

Departamenti i Drejtësisë njoftoi të mërkurën akuza kundër një burri nga Florida, i akuzuar për kërcënimin për të vrarë presidentin Joe Biden, disa ditë përpara atentatit të Trump.

FBI ka thënë se ende nuk dihet motivi për të shtënat që kishin në shënjestër ish-presidentin Donald Trump të shtunën dhe se nuk kanë asnjë provë që sulmuesi kishte ndonjë bashkëpunëtor.

Sipas hetuesve, Jason Patrick Alday, 39 vjeç, fillimisht kërcënoi se do t’i “priste fytin” Biden gjatë kontrollit në një institucion të shëndetit mendor.

Më pas, në fillim të korrikut, agjentët e Shërbimit Sekret të SHBA-së intervistuan Alday në shtëpinë e tij për kërcënimet e supozuara, të cilat ai i mohoi.

Disa ditë më vonë, Alday thuhet se postoi në X, kompania e mediave sociale e njohur më parë si Tëitter, “Unë do të vras ëJoe Biden sot!”

Agjentët federalë kërkuan mesazhet e Alday në Tëitter dhe gjetën kërcënime shtesë kundër presidentit, duke përfshirë një ku shkruhej: shëndeti i Joe Biden po përkeqësohet. Nuk është gjë e mirë. A duhet ta vras?”.
Ata gjithashtu thanë se gjetën kërcënime raciste kundër agjentit të Shërbimit Sekret që e kishte intervistuar në shtëpinë e tij, duke përfshirë sharje kundër njerëzve me ngjyrë.

Alday akuzohet për tre krime, duke përfshirë kërcënimin ndaj Presidentit të Shteteve të Bashkuara.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Turqia dënon sulmet izraelite ndaj Iranit: “Veprime të rrezikshme që kërcënojnë stabilitetin rajonal”

Turqia ka reaguar ashpër ndaj sulmeve të fundit izraelite kundër Iranit, duke i cilësuar ato si një provokim të rrezikshëm dhe shkelje të hapur...

Osmani në Tokio, takohet me perandorin e Japonisë

Presidentja, Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit të saj në Tokio, është pritur në takim nga perandori i Japonisë. Sipas një njoftimi të Zyrës së Presidencës gjatë...

Izraeli ndërtoi një bazë sekrete pranë Teheranit dhe çaktivizoi mbrojtjen ajrore të Iranit nga brenda

Anëtarët e agjencisë së inteligjencës izraelite Mossad kryen një sërë operacionesh të fshehta në territorin e Iranit përpara sulmeve të fundit ajrore izraelite, konfirmoi...

Taravari (ASH): Mickoski po shënon gola, VLEN ende mendon se loja s’ka filluar

Aleanca për Shqiptarët, dega e Arben Taravarit, kritikon deklaratat e fundit të zv/kryeministrit Arben Fetai lidhur me Ligjin për Përfaqësim të Drejtë, duke i...

VLEN: 38 shqiptarë punësohen në librat amë, ky hov i punësimeve nuk ndalet dot!

Koalicioni VLEN tha se 38 shqiptarë kanë filluar punën në librat amë, që siç thotë VLEN, është një hap i rëndësishëm drejt barazisë, përfaqësimit...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu