Bytyqi thotë se qeveria po manipulon: Pensionet realisht do të rriten për 1.000 denarë

Ish zv/kryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi në “Daily Click” në TV21 tha se qeveria e re po manipulon me rritjen lineare të pensioneve. Bytyqi thotë se pensionistët gjithsesi se do të kishin rritje sipas metodologjisë së harmonizimit, dhe se sipas tij, diferenca tani është 1000 denarë.

“Rritje në shtator patjetër se do të kishte, sepse do të kishim harmonizim të pensioneve, ja po e them publikisht një pjesë e kategorisë së pensionistëve do të marrin realisht, ndoshta në konton e tyre 2500 denarë, por diferenca mes asaj që do e merrnin gjithsesi, dhe asaj që sot e marrin, është 1.000 denarë, për një pjesë të kategorive, për një pjesë të pensionistëve diferenca është zero”, tha Bytyqi, i cili theksoi se me zhbërjen e sistemit të harmonizimit të pensioneve me pagën mesatare, respektivisht me vetëm rritje lineare, rrezikohet që pushteti në të ardhmen fare mos të rrisë pensionet.

Ndryshe, Qeveria aktuale vendosi për rritje lineare të pensioneve për 5000 denarë. Faza e parë prej 2500 denarëve do të fillojë nga shtatori i këtij viti, ndërsa faza e dytë plus 2500 denarë nga muaji mars.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Njëri nga themeluesit e LD-së në njërën nga degët më të fuqishme të kësaj partie, Muhamet Ameti

Njëri nga themeluesit e LD-së në njërën nga degët më të fuqishme të kësaj partie, Muhamet Ameti nga Tetova i cili ishte krahu i...

Gjuajti me gurë helikopterin që mbushte ujë për shuarjen e zjarrit në Bllacë, arrestohet shkupjani

Një 55-vjeçar nga Shkupi është arrestuar nga policia, pasi dyshohet se ka rrezikuar sigurinë e një helikopteri policor gjatë mbushjes me ujë për shuarjen...

Haracina “zien” para zgjedhjeve – Skënder Isufi kryeson bindshëm në sondazh

Haracina “zien” para zgjedhjeve – Skënder Isufi kryeson bindshëm në sondazhin e Almakos Me datën e zgjedhjeve tashmë të konfirmuar, gara për kreun e komunave...

Taravari: Izeti në panik, shpif për qytetet shqiptare – Izet, kush do t’ua paguajë dëmin 225 milionë euro banorëve të Çairit?

Aleanca për Shqiptarët e udhëhequr nga Arben Taravari ka reaguar sot ndaj deklaratave të fundit të Izet Mexhitit, i cili, siç thuhet “në përpjekje...

Shqipëri“Ne? 500 herë ma mirë me Enver Hoxhën…” (Pse demokracia në vetvete nuk është zgjidhje)

Personazhi në videon që shoqëron këtë shënim, Adrian Thano (video është marrë nga rrjetet sociale), 34 vjet më parë i thanë se liria është...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu