Vrasja e policit serb, bashkë me qitësin dyshohet se në veturë ishte edhe Faton Hajrizi

Mbrëmë pas mesnatës, një polic serb është vrarë në zonën kufitare në Loznicë të Serbisë.

Mediat serbe shkruajnë se qitësi është kosovari Artan Hajrizi. Artani dyshohet se është vëllai i Faton Hajrizit, i arratisur nëntë herë nga burgjet ndërsa aktualisht në arrati dhe i shpallur në kërkim nga autoritete kosovare.

Faton Hajrizi, për herë të fundit është arratisur para dhjetë ditësh ndërsa prej atëherë e sfidon shtetin duke u paraqitur në rrjetet sociale ndërsa mbrëmë ai pati edhe një paraqitje live në emisionin ‘Debat Plus’ në Dukagjin.

Ajo që ra në sy mbrëmë ishte se Fatoni po paraqitej nga telefoni i vëllait të tij, Artanit.

Pra vetëm pak kohë pas ndërprerjes së paraqitjes live në TV dyshohet se vëllezërit u përballen me policinë serbe në zonën kufitare në përpjekje për të dalë në Evropë.

Faton Hajrizi deklaroi se nuk ndodhet në Kosovë madje as në Ballkan por diku në Evropë.

E për rastin e ndodhur mbrëmë është deklaruar edhe Ministria e Brendshme e Serbisë.

“Sonte rreth orës 00:55 në Loznicë, gjatë kontrollit të automjeteve në postbllokun në Lipnicki Sor, policët e stacionit kufitar të Trbushnicës gjatë daljes kanë ndaluar një ‘Mercedes’ me targa të Tutinës, në të cilin ndodheshin dy persona. Një person ka gjuajtur me pistoletë duke e goditur policin NK (1990) në gjoks, dhe policin VI (1974) në shpatull, pas së cilës i njëjti ka ikur”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Brendshme të Serbisë.

Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë ka publikuar një fotografi të personit që thuhet se ka kryer vrasjen me emër të Artan Hajrizit.

Në rast ka mbetur i vrarë polici Nikola Kërsmanoviq dhe ka mbetur i plagosur polici tjetër, Vjekosllav Iliq./IndeksOnline/

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Mexhiti nuk del në debat, por në publik i kërkon duel Osmanit

Sonte në TV21 ishte paralajmëruar një debat mes dy kandidatëve për komunën e Çairit, Izet Mexhiti dhe Bujar Osmani. Por, ajo që duhej të...

Sheholli transferohet në QKUK

Mentor Neziri, avokat mbrojtës i të dyshuarit për spiunazh, Fatmir Sheholli, ka konfirmuar të hënën për shtypin lokal se klienti i tij është transferuar...

“Bismilah”: Trumpi nderohet me Urdhrin e Nilit, medalja më e lartë e Egjiptit

Presidenti i Egjiptit, Abdel Fatah El-Sisi, të hënën ia dha homologut të tij amerikan, Donald Trump, nderin më të lartë të Egjiptit – Urdhrin...

Lajmi i fundit: Nënshkruhet marrëveshja e paqes për Gazën

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e nënshkroi të hënën në Egjipt planin e tij për paqe në Lindjen e Mesme, krahas negociatorëve...

Gjermania do të porosisë mbi 420 automjete të blinduara të reja, vlera gati 7 miliardë euro

Qeveria gjermane do të porosisë 424 automjete të reja të blinduara me rrota për gati 7 miliardë euro, sipas dokumenteve të Ministrisë së Financave,...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu