Specialja e dënon me 18 vjet burgim Pjetër Shalën

Ish-komandanti i UÇK-së, Pjetër Shala, është shpallur fajtor nga Gjykata Speciale e Hagës. Ai u dënua me 18-vjet burgim duke llogaritur edhe pjesën e paraburgimit. Kryetarja e Trupit Gjykues në rastin e Pjetër Shalës, Mappie Feldt Foglia, ka thënë se ish-komandanti i UÇK-së është dënuar për tri vepra penale, si ndalim arbitrar, torturë si krim lufte, dhe vrasje të paligjshme si krim lufte. Ajo ka treguar edhe dënimin me burgim për secilën vepër penale.

“Duke qenë se jeni shpallur fajtor për më shumë se një vepër penale, Trupi Gjykues ka përcaktuar veprimet si në vijim: dënim me gjashtë vjet burgim për pikën ndalim arbitrar, dënim me 16-vjet burgim të krimit të torturës, dhe dënim me 18-vjet burgim pika tre për pikën vrasje e paligjshme, Trupi Gjykues ju dënon me 18-vjet burgim të njësuar edhe në tgë cilën llogaritet koha e kaluar në paraburgim”, ka thënë Mappie Feldt Foglia, kryetarja e Trupit Gjykues.

Shala është shpallur i pafajshëm në veprën penale trajtim mizor. Procesi gjyqësor ndaj Shalës ka nisë në shkurt të vitit 2023, dëshmitarët dhe paraqitja e provave nga Zyra e Prokurorit të Speciales ka nisë nga marsi. Pas pyetjes së prokurorisë në seancën e parë të gjykimit të tij, më 21 mars, Shala ka thënë që ai i kupton akuzat më të cilat ngarkohet, por që nuk i pranon.

“I kuptoj por nuk i pranoj të gjitha janë shpifje dhe trillime. Jam i pafajshëm”, kishte thënë Shala. Shala u arrestua më 16 mars 2021, nga autoritetet belge dhe u transferua në Hagë më 15 prill 2021, në bazë të një kërkese për bashkëpunim në zbatimin e fletëarrestit dhe urdhrit për transferim lëshuar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës. /Klankosova.tv

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Gjykata në Francë liron nga burgu ish-presidentin Sarkozy

Gjykata e Parisit urdhëroi lirimin e Nicolas Sarkozy të hënën pasdite, pas përfundimit të seancës dëgjimore të ish-presidentit të Republikës Franceze. Sarkozy, i cili...

Fokus armëpushimi në Gaza, Macron pret nesër në Paris Mahmoud Abbas

Presidenti francez Emmanuel Macron do të presë të martën presidentin e Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas. Presidenca franceze ka bërë me dije se gjatë takimit...

Reagon Memli Krasniqi: Mirënjohje për yllin e fushatës, Arian Tahiri- i vetëm përballë aparatit shtetëror

Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi, ka reaguar pas rezultateve të rundit të balotazhit. Theks të veçantë, ai i vuri garës së Mitrovicës, ku tha se...

Krasniqi e quan Tahirin “yll të fushatës”: Përballë tërë aparatit shtetëror bëri garë të fortë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, pas raundit të dytë të zgjedhjeve lokale e ka quajtur kandidatin e PDK-së në Mitrovicë,...

Pa truproje; pa xhipa; pa helmim të gjuhës; pa urrejtje; pa nënçmime; pa takime n’2-3 të natës; pa eksploatim të krejt aparatit shtetëror..

Pas fitores së LDK-së në Prishtinë, reagimi i Doarsa Kicës: “Pa truproje, pa xhipa, pa helmim të gjuhës…” Rezultatet e raundit të dytë të zgjedhjeve...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu