Ndërroi jetë profesori Nuhi Vinca

Ka ndërruar jetë profesori dhe poeti Nuhi Vinca nga Veleshta e Strugës. Lajmin e ka bërë të ditur vajza e tij, aktorja Ilire Vinca.

“Informojmë të gjithë familjarët, miqtë dhe opinionin publik për ceremoninë mortore: Të enjten, 11 korrik, në ora 10:00 mbledhja komemorative në Institutin Albanologjik. Varrimi në ora 12:00 në varrezat e Prishtinës (Arbëri). Ngushëllimet i presim në Hotel Grand të premten dhe të shtunën nga ora 09:00 deri ne 17:00”, ka shkruar Vinca. Nuhi Vinca është poet, shkrimtar dhe përkthyes nga Strug.

Ai lindi në vitin 1932 në Veleshtë të Strugës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa të mesmen (normalen) në Shkup në vitin 1953, kur e botoi dhe të parën vjershë për të rritur me titullin “Lamtumirë shkollë” në revistën “Zani i rinisë”. Ka kryer fakultetin filozofik. Dhjetë vite me radhë, që prej hapjes së Gjimnazit të Strugës, punoi si profesor në këtë institucion arsimor./tv21

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Ali Ahmeti takon kampionin ballkanik Omer Memedi: “Të rinjtë si ti janë krenaria jonë kombëtare”

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka zhvilluar sot një takim të veçantë me sportistin e ri dhe të talentuar Omer Memedi...

Jahir Dedia: U tradhtova nga Peci e Muja- jam përkrahës i Arian Tahirit

Biznesmeni Jahir Dedia, kompania e të cilit është e nënkontraktuar për ndërtimin e urave mbi Ibër, është përfolur ditëve të fundit shumë nëpër media...

Hajdari i reagon Lladrovcit për ‘rikthimin’: Z. viktimë, nisja punës mos bëj skena

Kandidati për kryetar të Drenasit ng radhët e PDK-së , Petrit Hajdari i ka reaguar kundërkandidtit të tij Ramiz Lladrovci i cili doli...

Ministri izraelit urdhëron përgatitjen e një plani kundër Hamasit në rast të prishjes së armëpushimit

Ministri izraelit urdhëron përgatitjen e një plani kundër Hamasit në rast të prishjes së armëpushimit Ministri izraelit i Mbrojtjes, Yisrael Katz ka udhëzuar ushtrinë izraelite...

Prokurorja Lençe Ristoska: Po përballem me presion dhe frikësim nga VMRO-DPMNE!

Prokurorja Lençe Ristoska ka reaguar ndaj deklaratës partiake të VMRO-DPMNE-së, të cilën, siç thotë ajo, e përjeton si presion dhe frikësim. “Deklarata e publikuar më...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu