Kasami: Në Tetovë do të ndërtohet një stadium komplet i ri

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami thotë se rasti i qeverisë së kaluar për ndërprerjen e punimeve në stadiumin e Tetovës është absurde. Kasami tha se kanë kërkuar nga qeveria e Talat Xhaferit pëlqimin për ndërtimin e stadiumit, mirëpo, siç theksoi Kasami, ai bëri të kundërtën dha urdhër për ndërprerjen e punimeve.

“Duhet të realizohet brenda 2 deri 3 viteve”-, kështu tha kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, që dha një afat se kur do të përfundojnë punimet në stadiumin e Tetovës. Kasami tha se do të ndërtohet një stadium krejtësisht i ri që deri më tani është financuar nga komuna ndërkohë që bëri të ditur qe financim do të ketë edhe nga Qeveria.

“Në aspektin formal bëhet fjalë për rikonstruim, leje jepet për rikonstruim por në realitet do të ndërtohet një stadium komplet i ri. Në bazë të marrëveshjes që e kemi me kompaninë që bënë punimet aty, në bazë të dinamikës së paraparë, stadiumi duhet të realizohet brenda 2 deri 3 viteve, tha Kasami. Kasami shtoi se për momentin financimi është komplet nga komuna, mirëpo në të ardhmen presim ndihmë edhe nga qeveria.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Elisa Spiropali: Presim zbatimin konsekuent të Marrëveshjes së Ohrit

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali, zhvilloi një takim me Musa Xhaferrin, Kryetar i Komisionit për Politikë të Jashtme...

Adnan Azizi: Hera e fundit që është punuar në Gostivar ka qenë koha e Nevzat Bejtës

Shefi i shtabit zgjedhorë të VLEN-it, Adnan Azizi në takimin me strukturat e VLEN-it në Gostivar në hapjen e kampanjës zgjedhore për zgjedhjet e...

Mucunski, Ahmetit: Badenteri nuk është mekanizëm që përdoret në formimin e Qeverisë

Ministri i MPJ-së, Timço Mucunski sot ka reaguar ndaj deklaratave të liderit të BDI-së, Ali Ahmeti që qeveria të formohet me Badenter. “Ndoshta thellë brenda...

Deputetët turq përleshen gjatë debatit për buxhetin

Ligjvënësit turq shkëmbyen grushte gjatë një debati të nxehtë mbi propozimin e buxhetit të vitit 2026 të dielën, megjithëse si buxheti ashtu edhe një...

Njësia speciale “Ujqit” vazhdon të jetë pa asnjë shqiptar

Edhe gjatë vitit 2025, njësia speciale “Ujqit” vazhdon të mbetet pa asnjë pjesëtar të përkatësisë shqiptare. Ndërkohë, në konkursin për oficerë të rinj për...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu