Vr’asja në Tetovë, policia ndalon një person dhe shkon në fshatin Gajre për bastisje, ja detajet

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se një person është ndaluar ndërsa janë kryer bastisje në tre lokacione në fshatin Gajre të Tetovës, në lidhje me vrasjen e 5 korrikut në rrugën “Shtipska” në Tetovë, ku jetën humbi 39-vjeçari R.T., shkruan TV21.

“Me urdhër të Gjykatës Themelore të Tetovës janë kryer bastisje në tri lokacione në fshatin Gajre, nga të cilat janë sekuestruar objekte që mund të jenë të dobishme për zbardhjen e ngjarjes, ndërsa një person është ndaluar në Stacionin Policor të Tetovës, për bisedë informative”, thonë mes tjerash nga MPB.

Jozyrtarisht, dyshohet se vrasja e lidhet me rastin e para disa muajve të shkëmbimit të zjarrit para urgjencës në Tetovë, së cilës i parapriu një zënkë verbale përpara gjykatës së Tetovës. Gjatë kësaj përplasjeje me armë të 11 janarit 2024 mbetën të plagosur dy vëllezër nga fshati Gajre i Tetovës, njëri prej të cilëve ndërroi jetë nga plagët e marra. Përleshja me armë vazhdoi edhe pas katër muajsh, gjegjësisht më 11 prill, me çka në orët e mbrëmjes, me breshëri automatiku, u gjuajt në drejtim të një shtëpie në rrugën e “Ilinidenit”.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Dubai planifikon resort gjigant në formë Hëne

Dubai pritet të bëhet sërish qendër e vëmendjes me një projekt futurist prej 5 miliardë dollarësh: një resort në formë Hëne, i propozuar nga...

Fetai: Struga e bukur u turpërua nga Merko, por kapitulli i ri po vjen!

Zëvendëskryeministri Arben Fetai ka bërë të ditur se së bashku me deputetin Bekim Qoku, shefin e Shtabit dhe strukturat e VLEN në Strugë, kanë...

Hoxhë Bedri Lika: “Nuk ban hoxha me u përzi në politikë”

Hoxhë Bedri Lika: “Nuk ban hoxha me u përzi në politikë” Hoxhë Bedri Lika ka reaguar ndaj atyre që shpesh thonë se imamët nuk duhet...

Mexhiti dhe Kasami në Strugë: për të ndarë përvojat e qeverisjes me Mendi Qyrën

Kandidati i pavarur për kryetar të Strugës, Mendi Qyra, priti në shtabin e tij zgjedhor dy figura të njohura politike shqiptare në Maqedoninë e...

“Shqiptarët nuk janë lodër në duart e Mickoskit” – Reagon fuqishëm Hoxha nga Struga

“Shqiptarët nuk janë lodër në duart e Mickoskit” – Reagon fuqishëm Hoxha nga Struga “Shqiptarët nuk janë lodër në duart e Mickoskit” – Reagon fuqishëm...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu