Lamtumira e fundit Kadaresë

Amaneti i tij ka qenë të varroset në rreth të ngushtë familjar. Ismail Kadare nuk i donte tubimet, por ka qenë e pamundur që fjala e tij të respektohet në përpikëri. Kolosit të letërsisë të mërkurën në Tiranë i është dhënë lamtumira e fundit. Nxjerrja e arkëmortit me trupin e tij për në varrezat e Tufinës është shoqëruar me duartrokitje dhe hedhjen e karafilave të bardhë. Kjo ka qenë lamtumira e fundit, ndarja fizike me të, por vepra që ka lënë pas, trashëgimia e tij, jehon përjetësisht.

Varrimit i kanë paraprirë homazhet e qindra qytetarëve në Teatrin e Operës dhe Baletit dhe ceremonia lamtumirëse. Personalitete të shquara të botës shqiptare e më gjerë kanë marrë pjesë në ceremoni. Vetëm kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka mbajtur fjalim. Ka thënë se e Kadare e ngriti gjuhën shqipe në majën më të paarritur nga asnjë lëvrues i saj. Rama ka folur edhe për ceremoninë mortore, e propozimet e shumta për vendvarrimin e tij.

“Kur edhe Helena më çoi fjalë se donte veç fjalën tim në këtë funeral, duke i qëndruar besnike si në të gjitha herët Isit të saj, i cili kishte një alergji të rëndë nga tubimet, nderimet e sidomos fjalimet, zgjodhi besoj të keqen më të vogël. Një fjalim të pashmangshme të rastit, por të paktën nga dikush që nuk flet thjesht se e kërkon detyra, por dhe si dikush me të cilin Ismailin e lidhte kënaqësia e bisedave jo të shpeshta. Kështu ky nder kaq i posaçëm përveçse një barrë e rëndë përgjegjësie mu pranë arkëmortit të njeriut që e ngjiti gjuhën shqipe në majën më të paarritur nga asnjë lëvrues i saj, ndërsa letërsinë shqipe në panteonin e mbarë botës së letrave, mu bë dhe një siklet i ububushëm, po aq i rrallë sa dalja në një provim përpara fytyrës tallëse të Ismailit me tubimet, me nderimet, me fjalimet” .

Ani pse ishte paralajmëruar si ceremoni private, jo të paktë kanë qenë pjesëmarrësit në varrim. Aty kanë folur edhe të bijat e shkrimtarit të madh. Besjana Kadare ka pasur edhe një mesazh.

“Jemi shumë të prekur nga gjithë kjo dashuri. Ai është ngritur në panteonin e gjenive të botës. Një nga mënyrat për t’i bërë homazhe, është t’i lexojmë përsëri veprat e tij”. Kadare është shkrimtari i parë shqiptar që u bë i njohur botërisht. Prej gjigantit të letërsisë e deri te romancieri që ia zbuloi shqiptarët botës, janë disa prej epiteteve për Kadarenë, vepra e të cilit është përkthyer në 45 gjuhë të botës. Shkrimtari i njohur shqiptar Fatos Kongoli, pas homazheve e ka cilësuar Kadarenë si shkollë letrare të gjuhës shqipe.

“Si autor është histori e gjatë, por e kam adhuruar gjithmonë si autor. Viteve të fundit u miqësuam shumë…Na ndodhte që të takoheshim në raste të ndryshme festash. Ismaili ishte çliruar komplet nga gjithçka dhe fliste në mënyrë të lirshme. Ismaili është shkollë letrare e fenomen letrar”.

Ditë zie kanë qenë e marta dhe e mërkura në Shqipëri, kur flamujt janë ulur në gjysmështizë. Edhe Kosova ka mbajtur zi të mërkurën. Kur po varrosej, në orën 13:00 është mbajtur një minutë heshtje… Por nuk heshtin nderimet e kujtimet për të. Njësoj sikurse vepra madhore e Ismail Kadaresë.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Mira Murati fiton duelin me Zuckerberg: Bosi i META s’i merr dot punonjësit as me dyfishin e pagës

Duket se fushata agresive e rekrutimit të CEO-s së Meta-s, Mark Zuckerberg, nuk do të përfundojë së shpejti. Tani një raport online zbulon se pas...

Japoni – Treni me 35 sekonda vonesë, pasagjerëve u kërkohet falje dhe marrin rimbursim të plotë

Në Japoni, ku saktësia e transportit publik është standard i pathyeshëm, edhe një vonesë prej sekondash merret seriozisht. Një drejtues treni Shinkansen kërkoi falje...

Si nisi sherri me Medvedev? Ish-president rus provokon: Mos harro Mano Morta dhe filmat me zombie! Trump përgjigjet me zhvendosjen e nëndetëseve bërthamore

Tensionet mes Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë kanë hyrë në një fazë të re përplasjesh verbale, me Presidentin amerikan Donald Trump që ka urdhëruar...

ASH-ja e Selës prezanton kandidatët për Dibër, Strugë dhe Haraçinë

Aleanca për Shqiptarët e Ziadin Selës, ka mbajtur sot një mbledhje, ku është konfirmuar pjesëmarrja e partisë në zgjedhjet lokale në tri komuna: Dibër,...

Kryeministër i “të gjithëve”? 25 punësime, zero për shqiptarët

Hipokrizia në kryeministri – Mickoski tallet me shqiptarët! Vetëm pak ditë më parë, kryeministri Hristijan Mickoski mbajti një fjalim të zjarrtë në parlament duke u...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu