Incidente të rënda në Xhepçisht dhe Tetovë, të përfshirë persona nga Poroji, Xhepçishti, Reçica e Madhe dhe Reçica e Vogël

Kronika 12 dhjetor 2023

Njoftimet e policisë

Mbrëmë (11 dhjetor), në ora 23:00, zyrtarët policorë të SPB-Tetovë kanë arrestuar dy persona të moshës jomadhore nga Xhepçishti i Tetovës, të cilët paraprakisht ishin denoncuar nga 56-vjeçari I.I. nga Poroji i Tetovës se rreth orës 21:30 në fshat kanë sulmuar fizikisht djalin e tij të moshës jomadhore. Sipas raportit, njëri prej tyre ka përdorur edhe një mjet metalik. Rasti është duke u zbardhur dhe dokumentuar, pas së cilës ndaj dy të rinjve të raportuar, do të përgatiten parashtresat përkatëse.
Mbrëmë (11 dhjetor) në ora 22:00, në SPB-Tetovë janë dorëzuar personat I.S.(18) dhe M.I.(31) nga Reçica e Madhe e Tetovës. Të dy janë denoncuar në ora 13:00 nga 44-vjeçari A.B. nga Reçica e Vogël e Tetovës, se rreth orës 09:00, ai, vëllai i tij A.B. (33) dhe djali i tij i mitur kanë qenë të sulmuar fizikisht në objektin e tij hotelierik në rrugën e “Ilindenit” në Tetovë. Rasti është duke u zbardhur dhe dokumentuar dhe ndaj tyre do të vijojnë parashtresë përkatëse.
Mbrëmë (12-dhjetor) rreth orës 02:55, në ambientet e Emergjencës së Gostivarit, zyrtarët policorë të SPB-Tetovë kanë ndaluar 52-vjeçarin Xh.R. nga Skudrinja e Rekës së Poshtme, i cili ka prishur rendin dhe qetësinë publike. Ai është ndaluar në Stacionin Policor të Gostivarit dhe ndaj tij do të përgatitet parashtresë në bazë nenit 6 të Ligjit për kundërvajtje kundër rendit dhe qetësisë publike.

Pesëdhjetë vjeçari E.T. nga Gostivari, dje (11-dhjetor) në ora 15:40 në SPB Tetovë ka raportuar se rreth orës 11:00 në objektin e tij afarist në rrugën “18 Nëntori” në Gostivar është sulmuar fizikisht nga një person të cilin e njihte. Në sulm, sipas raportit, ai ka përdorur edhe një mjet metalik. Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.
TetovaNews

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Avdullah Hoti shpall kandidaturën për kryetar të LDK’së

Avdullah Hoti ka shpallur kandidaturën për kryetar të LDK’së dhe ka kërkuar besimin e strukturave të partisë që ta marrë këtë detyrë. “Pas dorëheqjes së...

Refik Hasani: Rezoluta 6411 ,nga SHBA-ja, do të jetëson ndaljen e diskriminimit dhe zgjidh drejt çështjen e Krahinës Shqiptare

Prezantimi i Projektligjit të Rezolutës, i iniciuar nga Kongresmeni amerikan Keith Self, Kryetar i Nënkomitetit për Evropë, i cili më 21 janar 2026, në...

Hamëz Jashari i ri dhe nusja e tij me veshje tradicionale, sa hijeshi e bukuri!

Hamëz Jashari i ri, disa ditë më parë, kurorëzoi lidhjen e tij të dashurisë me fejesë, në një ceremoni familjare të mbushur me emocione...

Ja kush është vëllai i Selinës dhe i dashuri i Gretës

Tanimë është zbuluar sekreti që shpjegon afrimitetin e madh mes Selinës dhe Gretës brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”. Dy vajzat nuk janë thjesht mikesha...

HARRY “REPLIKON” ME TRUMP/ Duka: Sakrificat e trupave të NATO-s në Afganistan të përmenden me respekt

Princi Harry i Britanisë së Madhe i është bashkuar zërave kritikë për deklaratën e presidentit të SHBA, se aleatët qëndruan larg frontit në Afganistan....

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu