Goxhaj: Po doli Kadri Veseli nga Haga, Albin Kurti s’ka shans të fitojë më zgjedhjet

Eksperti i sigurisë dhe ish-luftëtar i UÇK, Dritan Goxhaj tha se Albin Kurti nuk ka asnjë mundësi të fitojë zgjedhjet nëse Kadri Veseli ose ndonjë nga ish-luftëtarët e UÇK që ndodhen në Hagë do dalë nga burgu.

Kjo është arsyeja sipas tij, pse Kurti kërkon të bëjë zgjedhje para shkurtit ose marsit të vitit që vjen, se në këtë kohë mbaron procesi gjyqësor në Hagë dhe jo të gjithë ata që janë atje do të dënohen.

“Marrëveshja e Ohrit e nënshkruar nga Kurti është në kundërshtim me kushtetutën e Kosovës dhe integritetin e saj territorial, cenon funksionimin e shtetit të Kosovës brenda territorit të vet.

Sa i përket zgjedhjeve, Albin Kurti kërkon të bëjë zgjedhje para shkurtit ose marsit që vitit që vjen, se në këtë kohë mbaron procesi gjyqësor në Hagë dhe jo të gjithë ata që janë atje do të dënohen.

Jam i bindur se kreu i fundit i PDK, Kadri Veseli nuk ka asnjë lidhje me akuzat e ngritura, ai do dali dhe në momentin që ai del Albin Kurti nëse bën zgjedhje pas kësaj date, nuk ka asnjë mundësi të fitojë.

Ndaj ai kërkon të bëjë zgjedhje para datës së gjyqit, se kushdo nga ata të dalë dhe të shkojë në Kosovë, Kurti nuk i fiton zgjedhjet”, tha Goxhaj në emisionin Now në Euronews Albania.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Emocionon Haradinaj: Çka ka faj nëna ime që është gjallë? (VIDEO)

Në Rubikon në Klan Kosova, kreu i AAK-së, Ramush Haradianj ka folur për nënën e tij, duke theksuar se është e natyrshme të ketë...

“E mirëpres Kurtin dhe LVV-në nëse duan të bëhen pjesë e Qeverisë Haradinaj 3” (VIDEO)

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj, i cili po kandidon sërish për kreun e ekzekutivit për zgjedhjet e 28 dhjetorit, ka thënë se do të pranonte LVV-në...

FUSHATA PËRMES ISLAMIT Kurti mburret me investimet e Qeverisë së tij në xhami

Dy javë para zgjedhjeve, kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, është mburrur për investimet e pushtetit të tij në xhami. Në një postim në Facebook,...

Guxim që sfidon vdekjen: Myslimani Ahmed al Ahmed, heroi i ndërgjegjes njerëzore

Myslimani Ahmed al Ahmed u shndërrua në simbol të guximit dhe humanizmit në Australi, pasi ndërhyri pa u menduar dy herë gjatë një sulmi...

Protestat në Serbi detyrojnë Vuçiçin të çojë vendin në zgjedhje të parakohshme

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka njoftuar zgjedhje të parakohshme parlamentare , të cilat do të shpallen para përfundimit të mandatit të parlamentit aktual,...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu