SI U PUSHKATUA NGA MALAZEZËT ÇERÇIZ TOPULLI

Sejfi Vllamasi

SI U PUSHKATUA NGA MALAZEZËT ÇERÇIZ TOPULLI

Administrimi i Shkodrës nga Komisioni Shkodran me 11 figura të qytetit vazhdoi deri kur hyri Mali i Zi. Ushtria e Malit të Zi hyri në Shkodër më 15 korrik 1915, dhe po atë ditë arrestuan disa nga komisioni dhe Sotir Peci, Luigj Gurakuqi, Fejzi Alizoti, Eshref Frashëri, Muço Qulli dhe Çerçiz Topulli. Dy të fundit u ndanë nga të tjerët dhe u burgosën në kazerma. Të gjithë të arrestuarit u dërguan në Cetinjë, përveç dyshes Qulli dhe Topulli. Për fatin e tyre pritej të vinte major Bahri Begolli, adjutant i kral Nikollës më 16 korrik. Nëse ai vinte atë mbrëmje, ata shpëtonin. Por Begolli u vonua dhe natën e 17 korrikut, duke u gdhirë, Topulli dhe Qulli u pushkatuan në fushë të Shtoit, afër katundit Golem, prej një toge ushtarake malazeze.
15 ushtarë përcillnin 2 vetë, tha dëshmitari okular Mahmut Golemi, para se me dalë drita. Ata dikur u ndalën dhe morën shenjë dy burrat. Mustafa Qulli, me veshje bojë hiri, bërtiti në një mënyrë alarmante, ndërsa Çerçizi, i veshur e xhaketë bojë mjalti, i tha: “Mos u tremb, se patriotët kështu e kanë”. Ushtarët qëlluan dhe Qulli ra i vdekur, ndërsa i dyti, duke sharë, me një zë luani dhe me një shpejtësi të rrufeshme sulmoi ushtarët dhe, pa u lënë kohë të shtinin për herë të dytë, hyri mes tyre dhe erdhi fytafyt me ta për të marrë një pushkë prej tyre. Kjo luftë vazhdoi për një minutë. Në atë përleshje, pasi gjetën rast, i ranë për herë të dytë dhe e vranë. Të nesërmen dëshmitari shkoi te vendi dhe i gjeti të varrosur cekëte me ferra. Si muslimanë që ishin dhe për nderim, i mbuloi më thellë.
Në zhvarrimin e janarit 1916 u gjetën shumë shenja të Qullit, ndërsa Topulli ishte më thellë dhe nuk e prekën. Këta ishin vetëm dy nga 2 mijë shqiptarët që gjeneral Veshoviqi vrau në malet dhe rrethe e Shkodrës dhe Kosovës.
Çerçizi u vra me nxitjen e Tozllit, tregtar grek në Shkodër, për të marrë hakun e peshkopit grek, që kishte vrarë Çerçizi bashkë me Mihal Gramenon te Guri i Cjapit më 1907 për të marrë gjakun e Spiro Kosturit, vrarë nga grekët në Selanik. Muço Qulli u vra si austrofil.
(Sejfi Vllamasi: Ballafaqime politike në Shqipëri. 1897-1942. Botimi i dytë. Tiranë, 2000. Faqe 129-131). Teksti: Lëvizja Patriotike Shqiptare

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Talibanët prej sot godasin berberët, kush heq mjekrra përfundon në burg

Autoritetet talibane në Afganistan kanë vendosur masa më të rrepta ndaj berberëve, duke paralajmëruar se ata që rruajnë mjekrat e burrave ose realizojnë modele...

CIA hedh poshtë pretendimin e Putinit për sulm nga Ukraina

Agjencia Qendrore e Inteligjencës Amerikane (CIA) ka vlerësuar se Ukraina nuk ka kryer një sulm me dron ndaj një rezidence të përdorur nga presidenti...

Selvije Jao e nis vitin e ri me një kujtim që prek zemrat për Shpat Kasapin

Selvije Jao e ka nisur vitin e ri mes emocionesh të forta dhe një kujtimi prekës për bashkëshortin e saj, Shpat Kasapi. Në një...

Trenjakët, foshnjat e para të lindura në QKUK në vitin 2026

Trenjakë janë fëmijët e parë që kanë lindur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në vitin 2026, duke shënuar simbolikisht fillimin e një...

RRETHIMI S’U ÇA- Limaj pasi s’e kaloi pragun: S’kemi arsye ta ulim kokën

“Nuk kemi asnjë arsye të ulim kokën”, ka thënë Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, pasi që partia që ai drejton nuk arriti që...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu