BDI: Skandal i rradhës, asnjë shqiptar në drejtim të Agjencisë për Zbulim

Bashkimi Demokratik për Integrim në reagimin e tyre kanë deklaruar se nuk mund të kakojë një ditë pa veprime të njëpasnjëshme skandaloze të defaktorizimit të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut dhe devalvimin sistematik të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit nga ana e humbësve të zgjedhjeve dhe qeverisë monoetnike në vend.

“Pas ndryshimit të formulës së “Balancuesit” dhe zbritjen e përqindjes së shqiptarëve nga 29.5% nën 25% duke mos përfilluar rezultatet e regjistrimit të popullsisë dhe duke fshirë diasporën shqiptare nga të drejtat e tyre, heqjes së gjuhës shqipe nga presidenca, skandali i rradhës është mosemërimi i kuadrove shqiptar në drejtimin e Agjencisë për Zbulim.

Gabriela Jakovleva është drejtoresha e re e Agjencisë për Zbulim, ndërsa Ivana Stojanovska është zgjedhur zëvendësdrejtoreshë e këtij institucioni. Kjo nuk ka ndodhur asnjëherë që nga viti 2001.

Vendimet e këtilla vetëm se dëshmojmë inferioritetin e vazalëve që pa asnjë kusht të vetëm dhe pa legjitimitetin e popullit u bënë pjesë e kësaj Qeverie që do të mbahet mend për rikthimin e kohës së diskriminimit dhe shtypjes institucionale të shqiptatëve si në kohën para vitit 2001.

(Vmro)LEN po e dëshmojnë se janë vetëm spektatorë, bashkëpunëtorë të degradimit të shqiptarëve dhe pjesëmarrës në Qeveri për të kënaqur interesat e tyre klanore.

Bashkimi Demokratik për Integrim do të vazhdojë të përcjellë në çdo hap vendimet e kësaj Qeverie antishqiptare dhe do denoncojë zhbërjen e të gjitha të arritura demokratike që bashkë i arritëm në këto 23 vite”, thuhet n komunikatën e BDI-së.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Emocionon Haradinaj: Çka ka faj nëna ime që është gjallë? (VIDEO)

Në Rubikon në Klan Kosova, kreu i AAK-së, Ramush Haradianj ka folur për nënën e tij, duke theksuar se është e natyrshme të ketë...

“E mirëpres Kurtin dhe LVV-në nëse duan të bëhen pjesë e Qeverisë Haradinaj 3” (VIDEO)

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj, i cili po kandidon sërish për kreun e ekzekutivit për zgjedhjet e 28 dhjetorit, ka thënë se do të pranonte LVV-në...

FUSHATA PËRMES ISLAMIT Kurti mburret me investimet e Qeverisë së tij në xhami

Dy javë para zgjedhjeve, kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, është mburrur për investimet e pushtetit të tij në xhami. Në një postim në Facebook,...

Guxim që sfidon vdekjen: Myslimani Ahmed al Ahmed, heroi i ndërgjegjes njerëzore

Myslimani Ahmed al Ahmed u shndërrua në simbol të guximit dhe humanizmit në Australi, pasi ndërhyri pa u menduar dy herë gjatë një sulmi...

Protestat në Serbi detyrojnë Vuçiçin të çojë vendin në zgjedhje të parakohshme

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka njoftuar zgjedhje të parakohshme parlamentare , të cilat do të shpallen para përfundimit të mandatit të parlamentit aktual,...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu