I nxehti afrikan, vazhdon faza portokalli – Nga nesër pasdite ndryshon

Maqedonia e Veriut edhe gjatë së shtunës gjendet në fazën portokalli të të nxehtit ekstrem. Metereologët thonë se në pjesën jugore të vendit, priten temperatra mbi 40 gradë Celsius. Mbeten në fuqi rekomandimet e Qeverisë. Bëhet thirrje që pa nevojë të mos dilet jashtë, por nëse e keni patjetër me vete mbani ujë dhe kapelë mbrojtëse. Pini më shumë lëngje dhe konsumoni ushqim të lehtë.

Qendra për Menaxhim me Kriza njofton se në 24 orët e fundit janë regjistruar tetë zjarre në ambiente të hapura dhe disa intervenime më të vogla. Zjarri është ende aktiv në zonën afër fshatit Cer të Kërçovës, i cili disa ditë është me intensitet të ndryshëm.

Dje, në këtë rajon, kishte intervenuar Helikopteri I MPB-së Bel – 412 duke hedhur 20 ton ujë për të parandaluar vatrat e zjarrit që rrezikonin pyjet. Nga ana tjetër, metereologët paralajmërojnë se nga nesër pasdite dhe gjatë javës së ardhshme, do të ketë rënie të temperaturave.

Por, për shkak të energjisë së madhe të akumuluar në atmosferë, për shkak të të nxehtit ekstrem, lokalisht priten procese intensive në formë të motit të lig, me reshje të rrëmbyeshme shiu dhe breshëri si dhe shkarkime të fuqishme elektrike. Bëhet thirrje që në rast të motit të lig, qytetarët të jenë të kujdesshëm, të mos qëndrojnë në ambiente të hapura dhe nën drunj të vetmuar.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

VLEN dhe Vetëvendosje në heshtje përballë Qeverisë që avancon “Botën Serbe”, saboton Korridorin 8 dhe rrezikon paqen etnike!

Hetime për rastin në Koçan, ndërhyrje të huaja, emërime partiake, ndikimi i “Botës Serbe”, arkivat e UDBA-s dhe KOS-it, si dhe dekomunistizimi i institucioneve...

Taravari, së bashku me funksionarë të lartë të BDI-së, takon Edi Ramën në Çarshinë e Vjetër

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ndodhet për vizitë në Shkup në kuadër të Samitit të Ballkanit Perëndimor, ku po marrin pjesë liderë rajonalë për...

Mickoski për anëtarësimin në BE: Nuk pranojmë imponime nën maskë të procesit europian

“Vendi ynë po ecën në rrugën evropiane me zemër dhe mendje të hapur, duke pranuar vlerat evropiane, por ne kundërshtojmë shantazhin që nuk është...

Kush janë të akuzuarit për sulmin në Banjskë që u panë pranë Presidencës së Serbisë?

Disa nga personat që Prokuroria Speciale e Kosovës i akuzoi për sulmin në Banjskë të Zveçanit – ose së paku një prej tyre –...

Tre autobusë dhe një furgon u dogjën pranë një pompe benzine në Koçan

Rreth orës 2:30 të mëngjesit, një zjarr shpërtheu pranë një pompe benzine në lagjen Orizari të Koçanit. Zjarri, i cili ndodhi në një parcelë...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu