Bekteshi: Pres që nga 1 janari çmimi i energjisë elektrike të jetë më i lirë

Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi tha se nuk beson që energjia elektrike do të shtrenjtohet nga 1 korriku dhe se pret që komisioni rregullator i energjetikës të marrë një vendim që nuk do të jetë në barrë të qytetarëve dhe përveç kësaj, pret që qeveria e re të rishikojë vendimin e qeverisë teknike, e cila rriti çmimin me të cilin Elektranat e Maqedonisë së Veriut ofron energji elektrike për furnizuesin universal dhe uli përqindjen e mbulimit të nevojave të tregut të rregulluar.

KRESHNIK BEKTESHI, MINISTËR I EKONOMISË
“Ministria e Ekonomisë synon gjithmonë që të ketë shpenzime sa më të ulëta, të cilat ndikojnë drejtpërdrejt në standardin e jetesës së qytetarëve. Ne kishim qëndrim që EMV duhet të mbulonte 100 % të nevojave të furnizuesit universal, por ai qëndrim nuk u pranua në vendimin e qeverisë. Në pjesën e çmimit dhe në pjesën e përqindjeve, qëndrimet merren në seancë të mbyllur të Qeverisë dhe nuk kam të drejtë t’i them publikisht, por janë afërsisht ato që dihen nga opinioni. Pres që Komisioni Rregullator i Energjetikës, i cili është institucion i pavarur, të marrë një vendim të duhur që nuk do të jetë në barrë të qytetarëve”.

Bekteshi tha se sipas asaj që ka vënë re në programin e qeverisë së re në sektorin e energjisë, ka masa që janë në vazhdim dhe të cilat ata si ministri i kanë mbështetur në vazhdimësi dhe theksoi se është i bindur që nëse masa të tilla zbatohen në mënyrë të duhur, nga 1 janari do të ketë ulje të çmimit të energjisë elektrike.

Në tenderin e furnizuesit universal, EMV ofroi çmimin prej 60 euro për megavat orë dhe mbulimin e 85 % të nevojave të tregut të rregulluar. Deri më tani i shiste energji elektrike furnizuesit universal me 57 euro për megavat orë dhe mbulonte 100 % të nevojave të tregut të rregulluar.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Sulmet izraelite në Gaza, sot 31 të vdekur/ 10 humbën jetën teksa prisnin ndihmat

Mëngjesin e sotëm të paktën 31 persona u vranë në sulmet izraelite në Rripin e Gazës, raporton Al Jazeera, duke cituar burime mjekësore. Ndërkohë të...

Iran, varen 3 burra të akuzuar për spiunazh për Izraelin

Irani raporton se ka ekzekutuar tre burra të akuzuar për spiunazh për Izraelin. Konkretisht, dënimet me vdekje erdhën një ditë pasi hyri në fuqi...

Ligji për përfaqësim të drejtë, Mickoski: Nuk mbajnë vërejtjet dhe kritikat e opozitës shqiptare

Kryeministri i vendit, Hristijan Mickoksi deklaroi sot se nuk mbajnë vërejtjet dhe kritikat e opozitës shqiptare rreth propozim ligjit për Përfaqësim të Drejtë dhe...

“Sulmet tona në Iran, si Hiroshima e Nagasaki”/ Trump: I dhamë fund luftës!

Gjatë një konference për mediat në Hagë, presidenti i SHBA-së, Donald Trump bëri një krahasim mes sulmeve ajrore amerikane ndaj Iranit dhe vendimit historik...

FOTO+VIDEO/ Modelja shqiptare e OnlyFans “trondit” rrjetin, zbulon mesazhet me Vinicius Jr., Benzeman dhe Leaon: Më ftuan…

Influencuesja shqiptare 22-vjeçare, Melissa M., e njohur në rrjet si @melimtx, ka ndezur polemika të shumta në rrjetet sociale dhe botën e futbollit, pasi...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu