Xhuli: Jasir Asanin do e merrja për shofer

Juliana Nura ishte e ftuar mbrëmjen e djeshme në TV Klan te emisioni “Kampionët” të drejtuar nga Marina Vjollca. Ish-banorja e Big Brother Vip Kosova ka komentuar lojtarët kombëtares shqiptare.

Jo për aftësitë e tyre në fushën e lojës, por për pamjen fizike. “Nga çun mamaje deri  te shofer personal”, komentet e ish-banores kanë shkaktuar të qeshura në studio.

“Shpresoj që çunat e Kombëtares të mos e marrin shumë seriozisht këtë dhe e them që i dua të gjithë dhe do jem me ju deri në pikën e fundit ashtu siç jeni, do jem me Kombëtaren tone”, ka theksuar Juliana, ndërsa vazhdon duke komentuar futbollistët.

Ajeti është një çun tepër i mirë, Broja mendon se është një yll. Sa i takon Ismajlit, ajo thekson se nuk do t’i kishte folur në rrugë po ta ngacmonte, ndërsa për Bajramin mendon se është çun mamaje.

Pamja e kapitenit, Berat Gjimshiti e tremb ish-banores, ndërsa si lojtar ka fjalët më të mira për të.  Ashtu si Broja edhe Ramadani dhe Berisha janë yje sipas saj, teksa Mitaj është “loçkë” së bashku me Seferin.

Asllani sipas saj është nanush, ndërsa Strakosha dy metra çun. Jasir Asanin do ta merrte si shofer, ndërsa Hysaj sipas saj është një çun shumë i mirë dhe nuk i meriton kritikat për incidentin në sfidën me Italinë.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Rama pas vizitës në Hagë: Në zemër të Evropës po ndodh padrejtësi ulëritëse

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, pasi ka përfunduar vizitën tek ish-presidenti Hashim Thaçi, Gjykatën Speciale e ka quajtur “godinë ku luhet teatri i turpit...

Nga 20 minuta për krerët e UÇK-së në fjalët përfundimtare – Haga mbyll provat dhe dëshmitarët

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi do të kenë mundësinë të ngrihen në këmbë edhe një herë në sallën e gjyqit...

Brenda Telefonit të Faruk Mujkës Mesazhet që tregojnë si u koordinua me Dejona Mihailin dhe Artane Rizvanollin për punësim ilegal

Në publik, më 1 dhjetor të vitit 2022, Ndërmarrja Hidro-Ekonomike Ibër Lepenci njoftonte se zotëri Faruk Mujka, përmes një procesi të ligjshëm të përzgjedhjes,...

Gjykata hedh poshtë aktakuzën ndaj Klinakut për kanosjen e Kurtit

Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën për hedhjen e aktakuzës ndaj Faton Klinakut dhe ka vendosur të pushojë procedurën penale ndaj tij për...

Punonte shërbyes për të luajtur futboll: Historia e dhimbshme që formoi yllin Myrto Uzuni

Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Myrto Uzuni ka rrëfyer fillesat e tij në futboll dhe veshtirësitë që ka kaluar, të cilat i kanë dhënë...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu