Takimi Xhaferi-Begaj: RMV-ja dhe Shqipëria janë më shumë se vetëm vende fqinje

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, sot realizoi takim me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, i cili është në vend në kuadër të pjesëmarrjes në Asamblenë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore që mbahet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut

Në takim, Kryeministri Xhaferi i uroi mirëseardhje të ngrohtë Presidentit Begaj, duke shprehur kënaqësi për dialogun e vazhdueshëm politik, si edhe zhvillimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet dy shteteve, të cilat karakterizohen me raport miqësor dhe vëllazëror i cili është më shumë se vetëm raport i fqinjësisë së mirë. Vetëm këmbimi ekonomik me Republikën e Shqipërisë nuk e reflekton atë raport të shkëlqyer dhe prandaj bashkëbiseduesit u pajtuan se ai duhet të jetë prioritet edhe për Qeveritë aktuale të dy vendeve, dhe gjithsesi, duke e pasur parasysh zgjedhjen e pritur të përbërjes së re qeveritare në vend pas mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare, edhe për Qeverinë e ardhshme të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Kryeministri Xhaferi theksoi se është me rëndësi të vazhdohet me reformat për përmbushjen e rrugës së përcaktuar të dy vendeve, të cilat tani më janë aleatë në NATO, me shpresë se edhe procesi i euro integrimit do të rrumbullakohet me sukses.

Presidenti Begaj, shprehu kënaqësi për mundësinë e takimit me Kryeministrin Xhaferi, të cilin e falënderoi për angazhimin, profesionalizmin, krenarinë dhe dinjitetin me të cilin e përmbushi detyrën kushtetuese të Kryeministrit të vendit, a që paraqet vlerë e shtuar për të dhe për Republikën e Maqedonisë së Veriut. Me rëndësi është, theksoi ai, “të ruhet dhe mbindërtohet akoma më shumë ajo që është arritur në Republikën e Maqedonisë së Veriut a që është në drejtim të drejtave dhe obligimeve të komuniteteve në vend.” U pajtua me konstatimet e Kryeministrit Xhaferi në drejtim të asaj se euro integrimet janë prioritet për prosperitetin, stabilitetin dhe sigurinë e rajonit dhe bashkësisë euroatlantike në rajon dhe se është mirë që të dy shtetet janë në vijë të njëjtë me Bashkimin Evropian a që është në kontekst të politikës së jashtme dhe të sigurisë së Unionit.

Advertisements
EVN

Bashkëbiseduesit u pajtuan se do të vazhdojnë të intensifikojnë dhe pasurojnë bashkëpunimin e ndërsjellë në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë dhe në dobi të qytetarëve të të dyja vendeve.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Gjykata në Francë liron nga burgu ish-presidentin Sarkozy

Gjykata e Parisit urdhëroi lirimin e Nicolas Sarkozy të hënën pasdite, pas përfundimit të seancës dëgjimore të ish-presidentit të Republikës Franceze. Sarkozy, i cili...

Fokus armëpushimi në Gaza, Macron pret nesër në Paris Mahmoud Abbas

Presidenti francez Emmanuel Macron do të presë të martën presidentin e Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas. Presidenca franceze ka bërë me dije se gjatë takimit...

Reagon Memli Krasniqi: Mirënjohje për yllin e fushatës, Arian Tahiri- i vetëm përballë aparatit shtetëror

Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi, ka reaguar pas rezultateve të rundit të balotazhit. Theks të veçantë, ai i vuri garës së Mitrovicës, ku tha se...

Krasniqi e quan Tahirin “yll të fushatës”: Përballë tërë aparatit shtetëror bëri garë të fortë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, pas raundit të dytë të zgjedhjeve lokale e ka quajtur kandidatin e PDK-së në Mitrovicë,...

Pa truproje; pa xhipa; pa helmim të gjuhës; pa urrejtje; pa nënçmime; pa takime n’2-3 të natës; pa eksploatim të krejt aparatit shtetëror..

Pas fitores së LDK-së në Prishtinë, reagimi i Doarsa Kicës: “Pa truproje, pa xhipa, pa helmim të gjuhës…” Rezultatet e raundit të dytë të zgjedhjeve...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu