Humolli: Rugova ka dështuar ta menaxhojë luftën

Deputeti i pavarur, Fatmir Humolli, ka deklaruar se ish-presidenti Ibrahim Rugova ka dështuar në menaxhimin e situatës gjatë luftës në Kosovë. Sipas deputetit Humolli, presidenti Rugova nuk kishte ndërmarrë veprime të mjaftueshme për të përforcuar luftën, duke sjellë si shembull rastin e dëshmorit që kishte qenë shofer i tij dhe që kishte dalë vullnetarë qe me veturën e presidentit të sjellë armë për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

“Na kemi pasur shoferë të Rugovës tash dëshmor, kur ka qenë i gatshëm të shkojë të marrë armë për UÇK-në, duke thënë se po lëviz lirshëm në kufi e s’po na kontrollojnë veturën policia. Ai ka thënë se me veturë të tij mund të sjellë armë, ne nuk e kemi pasur të arsyeshëm. S’kemi pranuar se ishte dashur të thoshte Rugova. e jo ne”, ka deklaruar Humolli.

Ai ka vlerësuar se në atë kohë duhej të krijohej një strukturë institucionale e re. Gjithashtu, Humolli përmend grupet e stërvitjes ushtarake që u organizuan në atë periudhë, duke theksuar rëndësinë e tyre për formimin e forcave të pavarura ushtarake.

“Është zgjedh president, në kushte normale presidenti është dashur ta menaxhoj luftën, Rugova ka dështuar ta menaxhoj luftën, ka dështuar të i ketë nën kontroll të gjitha mekanizmat. Në këtë rast është dëmtuar, sepse është dashur të ndërtohen institucione të reja komplet prej fillimi”, ka thënë ai.

Ai kritikon faktin që një pjesë e këtyre grupimeve nuk u zbuluan, ndërsa pjesa tjetër u zbulua për shkak të presionit ndërkombëtar. Në lidhje me Zahir Pajazitin dhe Adem Jasharin, Humolli ka theksuar se ata nuk duhet konsideruar si ushtarë, por si luftëtarë të vetëdijshëm politikisht.

“Ta zëmë kanë shkuar grupet e para në stërvitje, ka qenë në mes të LPRK-së dhe LDK-së, kanë qenë dy formacione që kanë shkuar në stërvitje ushtarake, grupi i Zahir Pajazitit dhe i dyti i Adem Jasharit, grupi i Zahirit thuajse asnjë nuk janë zbuluar, Grupi i dytë janë zbuluar për shkak të faktorëve ndërkombëtarë që kanë thënë se nuk bën me fillu lufta. Edhe kanë filluar plot bashkëluftëtarë të Ademit me shku në perëndim për mos me ardhur në Kosovë që mos ta rrezikojnë paqen. Por Jashari ka thënë se unë jam stërvit dhe do të vijë këtu. Kur ka ardhur Zahiri prej stërvitjeve e kemi pyetur çfarë stërvitje keni bërë në Shqipëri, duke parë se çfarë ne kemi thënë nuk kemi nevojë të kryhen stërvitjet atje sepse i kanë kryer të njëjtat oficerët dhe aktivistët tanë në pjesën e Llapit. I kanë stërvit ushtarët tanë nivelit më të lartë sesa siç kanë qenë atje në Shqipëri, së paku siç na ka thënë Zahiri”, ka treguar Humolli në Debat Plus.

“Zahiri nuk ka qenë ushtarë ka qenë luftarë. Logjika t’i bësh Zahirin dhe Adem Jasharin veç si ushtarë është jo konform realitetit objektiv. Sepse ushtari është vetëm me vra, por këta e kanë ditur kur të ngrehin gisht sepse kanë pasur vetëdije politike”, ka dekalruar tutje ai./TvDukagjini/

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Kurti: Të gjithë u bashkuan kundër nesh – një situatë e paprecedent në historinë politike

LVV-ja, sipas tij, ka pasur një betejë të jashtëzakonshme, meqenëse në të gjitha këto raste “të gjithë të tjerët janë bashkuar kundër LVV-së” Kryeministri në...

Lloga: Arritja e qëllimit final nga oligarkia për t’i bërë shqiptarët të fragmentuar, në çdo fshat nga një prijës

Ish ministri i drejtësisë, Krenar Lloga përmes një positmi në profilin e tij në FB ka shkëputur një pjesë nga “Alea iact est” i...

I mbylli lokalin Albin Kurtit/ Flet pronari: Më thanë që po vjen kryeministri, situata po eskalonte dhe rrezikohej…

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka vizituar sot Mitrovicën e Jugut. Ai fillimisht kishte planifikuar një ndalesë në një kafe në lagjen Tavnik, ku...

“Retë e zeza qytetin e mbuluan…” – Analisti Gashi del me një postim në lidhje me Mitrovicën

Analisti i njohur, Astrit Gashi ka dal me një postim në lidhje me qytetin e Mitrovicës, Gashi ka publikuar strofa të këngës “Mitrovica” të grupit...

Kryeparlamentari Gashi mori Çmimin Global për Diplomaci në Turqi

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, njoftoi sot përmes një postimi në Facebook se në Alanya të Turqisë ka marrë Çmimin Global për Diplomaci nga...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu