MPB: Nuk ka kurrfarë tentimi për rrëmbim të fëmijëve në një shkollë në Karbinci, po spekulohet për qëllime politike!

MPB ashpër i demanton spekulimet të cilat sot u shpërndanë nëpër disa portale, televizione lokale dhe rrjete sociale për gjoja parandalimin e tentimit për rrëmbim të personave të mitur në oborrin e shkollës në Komunën e Karbincit, njofton Portalb.mk.

“Sipas paraqitjes zyrtare në polici: Sot (05.12.2023) në ora 09.52 në SPB Shtip nga një shkollë fillore në Komunën Karbinci është paraqitur se rreth orës 09.30 në oborrin e shkollës me automjet të tipit “Golf” ka ardhur një djalosh i ri, i cili sipas paraqitjes, ka ftuar një vajzë të hyjë në veturë që të shkojnë të pinë kafe, por ajo menjëherë është kthyer në shkollë dhe ka paraqitur te drejtoresha. Po punohet në pastrimin e rastit”, informojnë nga MPB.

Ata shtojnë se publikimi i spekulimeve të këtilla, një pjesë janë për qëllime politike ditore, kanë për qëllim të shkaktimit të panikut, shqetësimit, frikës dhe pasigurisë së qytetarëve.

“Apelojmë deri te qytetarët të mos bien pre e spekulimeve të këtilla. Gjithashtu i falënderojmë mediat të cilat i verifikojnë informatat në institucionet kompetente”, porosisin nga MPB.

Ndryshe, këtë dezinformatë, fillimisht e publikoi TV Star nga Shtipi, ndërkaq më pas kryetari i Komunës Karbinci, nga radhët e VMRO-DPMNE-së, Viktor Paunov, mbajti konferencë për shtyp të mbushur me dezinformata para shkollës, se gjoja ka pasur tentim për rrëmbim.

Dezinformatat e këtilla, shpërndahen si rrjedhojë e shumë dezinformatave në lidhje me vrasjen e 14-vjeçares Vanja Gjorçevska dhe 74-vjeçarit nga Velesi, Pançe Zhezhovski.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Me nënshkrimin e Kryeparlamentarit Afrim Gashi, ligji për arsimin fetar hyn në fuqi

Ka përfunduar me sukses edhe faza e fundit e miratimit të Ligjit për institucionet e arsimit të mesëm të bashkësive fetare, me nënshkrimin e...

Iniciativa ZERO për parkun përkujtimor: Mirëpresim nismën, por jo spektaklin para zgjedhjeve

Shkup, 30 korrik – Iniciativa ZERO! përshëndet vendimin e Komunës së Tetovës dhe të Ministrisë së Shëndetësisë për të realizuar kërkesën tonë të përsëritur...

Taravari: Arkitekti politik i VLEN-it ka qenë Albin Kurti

Kryetari i ASH-së, Arben Taravari, ka bërë një deklaratë të fortë në lidhje me përfshirjen e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në formimin e...

Pasaportë nëse blen shtëpi

Niveli i kërkesës për nënshtetësi përmes investimit (CBI) në ishujt e Karaibeve, sidomos nga qytetarët amerikanë të shqetësuar për paqëndrueshmërinë politike dhe shoqërore në...

Një helikopter çek dhe zjarrfikësit sllovenë do të fillojnë sot shuarjen e zjarreve në RMV

Helikopteri zjarrfikës “Blek Hok”, i cili është i përfshirë në shuarjen e zjarrit në malin Goten, është i pajisur me të ashtuquajturat “bomba” me...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu