LIDERËT E PARTIVE SHQIPTARE PËR HERË TË PARË DO KENË POSTE MINISTRORE, RISI E MIRË, APO ME MANGËSI?

Arben Taravari nga koalicioni VLEN ka shpalosur disa nga emrat e funksionarëve që do të jenë në qeverinë e ardhshme. Taravari, tha se ai do të jetë ministër i shëndetësisë.

“Ministër i ekologjisë do të jetë Izet Mexhit, ministër për qeverisje të mirë dhe transparencë do të jetë Arben Fetai i cili është lindur dhe jeton në Bruksel do të kthehet në vend që të udhëheqë me ministrinë, Fatmir Limani do të jetë ministër i politikës sociale, ministër i ekonomisë pritet sot të vendoset se cili do të jetë”, ka thënë Taravari për Kanal5.

Kjo do të jetë hera e parë që liderët e psrtive shqiptare në Maqedoninë e Veriut, të marin pjesë në kabinetin qeveritar, konkretisht me rastin e Taravarit si kryetar i ASH-së, që ende kërkon verifikim në gjykatë dhe Mexhitit si kryetar i Lëvizjes Demokratike, shkruan Zhurnal. Këtu në njëfarë mënyre mund të përfshihet edhe kryeparlamentari i ri, Afrim Gashi, sado që posti i tij nuk i takon pushtetit ekzekutiv. E njëjta gjë mund të thet edhe për Bilall Kasamin, sepse ai në vitin 2021 u bë kryetari i parë i një partie politike, pas Rufi Osmanit, që u zgjodh në post poashtu të rëndëishëm, siç është posti i kryetarit të Tetovës, të cilit iu rikthye edhe pasi u zgjodh deputet në zgjedhjet e fundit parlamentare. Deri tani një gjë e tillë nuk ka ndodhur, sepse kryetarët e partive kanë preferuar të delegojnë “njerëz të sigurt” në pozita qevritare dhe pozita tjera të rëndësishme, si ajo e kryetarit të Kuvendit, por asnjëherë nuk kanë pranuar vetë të “lagen” në ujërat qeveritare, shkruan Zhurnal.

Këtë nuk e ka bë as Nevzat Halili, kryetari i parë i PPD-së, as Abdurrahman Aliti, as Arbër Xhaferi, e as Menduh Thaçi. Opinioni shpeshherë ka kërkuar prej tyre që të marin përgjegjësinë dhe të bëhen pjesë e ekzekutivit, sepse do të shtonin në këtë mënyrë seriozitetin e shqyrtimit të çështjeve që kanë të bëjnë me votuesit e tyre, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Sqarim zyrtar asnjëherë nuk ka pasur, por në takime jozyrtare me gazetarë, jo rrallëherë liderët e partive shqiptare janë arsyetuar se nuk marin poste, sepse u nevojitet më tepër kohë për t’u kujdesur për hallet e partisë.
Ndryshe, qeveria e re mes VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit VLEN dhe ZNAM pritet të formohet pas festës së Bajramit, më 19 ose 20 qershor, paralajmëroi Izet Mexhiti nga VLEN.
Në Qeverinë Mickoski, sipas njoftimeve, në duart e koalicionit VLEN do të jenë Ekonomia, Eurointegrimet, Ekologjia (Izet Mexhiti, njëkohësisht zv/kryeministër), Politika sociale (Fatmir Limani) dhe Qeverisja e mirë (Arben Fetai).

Sipas burimeve jozyrtare, në eshalonin e tretë, koalicionit VLEN, do t`i takojnë 400 poste udhëheqëse, përfshirë edhe ato në nivel të njësive rajonale në mbarë vendin.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Kurti: Të gjithë u bashkuan kundër nesh – një situatë e paprecedent në historinë politike

LVV-ja, sipas tij, ka pasur një betejë të jashtëzakonshme, meqenëse në të gjitha këto raste “të gjithë të tjerët janë bashkuar kundër LVV-së” Kryeministri në...

Lloga: Arritja e qëllimit final nga oligarkia për t’i bërë shqiptarët të fragmentuar, në çdo fshat nga një prijës

Ish ministri i drejtësisë, Krenar Lloga përmes një positmi në profilin e tij në FB ka shkëputur një pjesë nga “Alea iact est” i...

I mbylli lokalin Albin Kurtit/ Flet pronari: Më thanë që po vjen kryeministri, situata po eskalonte dhe rrezikohej…

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka vizituar sot Mitrovicën e Jugut. Ai fillimisht kishte planifikuar një ndalesë në një kafe në lagjen Tavnik, ku...

“Retë e zeza qytetin e mbuluan…” – Analisti Gashi del me një postim në lidhje me Mitrovicën

Analisti i njohur, Astrit Gashi ka dal me një postim në lidhje me qytetin e Mitrovicës, Gashi ka publikuar strofa të këngës “Mitrovica” të grupit...

Kryeparlamentari Gashi mori Çmimin Global për Diplomaci në Turqi

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, njoftoi sot përmes një postimi në Facebook se në Alanya të Turqisë ka marrë Çmimin Global për Diplomaci nga...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu