Fronti Europian do ta mbështes propozimin e Mickockit për ndryshimet ligjore për riorganizimin e ministrive

Ndonëse në fillim e kundërshtuan, por gjatë takimit të sotëm që patën grupet parlamentare të VMRO-DPMNE-së dhe Fronti Europian, kjo e fundit u bind që ta mbështesë Ligjin për riorganizim të ministrive, përcjell TV21.

Gjatë së premtes u takuan përfaqësues të grupeve parlamentare të të dyja partive ku Frontit Europian vendosi që të votojë për miratimin e ligjit.

“Ligji është hartuar me mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë të shtetit dhe është pjesë e programit IPA të Bashkimit Europian. Përfaqësuesit e koalicionit Frontit Europian shprehën mbështetjen e tyre për ndryshimet në ligj dhe informuan se do të votojnë për miratimin e ligjit”, njoftoi Fronti Europian.

Siç thonë nga Froni Europian, në këtë takim u bisedua edhe për dialogun e ndërsjellë ndërmjet pushtetit dhe opozitës ku edhe u pranua kërkesa e tyre që brenda një kohe të shkurtër Kuvendi të formojë një komision ad hoc.

“Në kuadër të takimit u bisedua edhe për dialogun e ndërsjellë ndërmjet pushtetit dhe opozitës, me ç’rast u pranua kërkesa e koalicionit Fronti Europian që brenda një kohe të shkurtër Kuvendi të formojë një komision ad hoc me Kryetar të propozuar nga opozita i cili do ta përcjellë përfaqësimin e drejtë të të gjitha bashkësive etnike në organet e administratës shtetërore dhe për punën e vet do ta informojë Kuvendin dy herë në vit”, thuhet tutje në njoftim.

Gjatë këtij takimi të pranishëm ishin Aleksandar Nikoloski, Vlado Misajlovski, Nikola Micevski dhe Stefan Andonovski, ndërsa nga koalicioni Frontit Evropian ishin Menduh Thaçi, Blerim Bexheti, Faton Ahmeti dhe Elmi Aziri.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Haqim Ramadani nuk pret shkarkimin nga Mickoski- jep dorëheqje nga posti i drejtorit të Inspektoratit për Vetëqeverisje Lokale

Haqim Ramadani ka njoftuar dorëheqjen e tij nga posti i drejtorit të Inspektoratit për Vetëqeverisje Lokale, duke e shoqëruar vendimin me një mesazh të...

Izet Mexhiti sot zyrtarisht merr detyrën si kryetar i Komunës së Çairit

Sot pranova detyrën si Kryetar i Komunës së Çairit. Nga sot po rikthehem në vendin tim, mes njerëzve të mi, me nder, me përulësi...

Konjufca: Një qeveri pa Albin Kurtin kryeministër është kompromis i madh, tash radhën e ka opozita

I mandatuari për kryeministër, Glauk Konjufca, ka folur në mbledhjen e Këshillit. Ai ka thënë se tash është në radhën e opozitës. “Një qeveri pa Albin...

Blerta Deliu: Mandatari i ri pa shumicë është lojë për të fituar kohë- zgjedhjet janë zgjidhja

Deputetja e PDK-së Blerta Delliu ka reaguar pasi Glauk Konjufca u propozua mandatar i dytë për kryeministër të vendit.Deliu thekson se ‘Mandatari i ri...

Konjufca propozohet për mandatar për kryeministër

Glauk Konjufca është propozuar për mandatar për formimin e Qeverisë nga Lëvizja Vetëvendosje e cila ka mbledhur sot Këshillin e Përgjithshëm. Konjufca është propozuar pasi...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu