Formohet komision për zbardhjen e sulmit ndaj kapitenit shqiptar

Për sulmin ndaj kapitenit shqiptar në Krivollak gjatë kursit seleksionues në Batalionin për forca speciale “Ujqit” është formuar komision i cili duhet të shqyrton dhe zbardh rastin. Varësisht raportit të komisionit do të veprohet në përputhje me ligjin. Zëvendësministri i Mbrojtjes, Tiron Jajaga në deklaratë për Alsat tha se raporti i komisionit duhet të jetë gati deri më 20 qershor. Natën kur është sulmuar ushtarë shqiptar, Jajaga e ka vizituar në spitalin psikiatrik.

“Kërkova formimin e një komisioni të veçantë i cili do të merret me rastin. Komisioni është i përbërë nga kryetari, nënkryetari dhe disa anëtarë të cilët deri më datën 20 të sjellin një raport për situatën. Presim që të del rezultati dhe raporti i komisionit dhe në bazë të tij, bazuar edhe në ligj dhe kompetenca bashkërisht me institucionet e tjera do të ndërmerren masa konkrete ndaj persona nëse është bërë tejkalimi i të drejtave që instruktorët dhe oficerët kanë gjatë atij kursi”, deklaroi Tiron Jajaga, Zëvendësministër i Mbrojtjes.

Por Shtabi i Përgjithshëm i ARM-së e nxjerr para aktit të kryer komisionin e sapoformuar. Sipas tyre, në bazë të vlerësimit të parë nuk është evidentuar tejkalim i kompetencave dhe thyerje e rregullores për seleksionim.

“Është evidentuar ngjarje e jashtëzakonshme, incident i cili lidhet me një pjesëtarë të armatës si pjesëmarrës në kursin seleksionues në batalionin e forcave speciale. Në bazë të vlerësimit të parë mbi rastin nuk janë evidentuar aktivitete të cilat bien ndesh me dispozitat e “Rregullores për mënyrën e seleksionimit e ushtarëve aktiv dhe ushtarëve profesionist në njësinë speciale të Armatës”. Hollësi për rastin nuk mund të jepen për shkak të hetimit të mëtejshëm të rastit nga komisioni përkatës”, thonë nga Shtabi i Përgjithshëm i ARM-së.

Sulmi fizik ndaj kapitenit shqiptar u bë në Qendrën e trajnimit ushtarak Krivollak. Ai është sulmuar nga të paktën 6 persona që dyshohet të jenë gjithashtu kandidat në kursin seleksionues. Është dërguar në spitalin shtetëror ndërsa më pas në spitalin psikiatrik në Bardovcë me qëllim që të paraqitet si person me të meta psikike, pasoja të cilat do t’i pamundësonin vazhdimin e kursit. Batalioni i “Ujqërve” vazhdon të mbetet i paprekshëm për shqiptarët. Veprimet e ndërmarra ndaj kapitenit shqiptar dhe mesazhi i dërguar deri tek kandidatët tjerë shqiptar pretendohet të jetë një skenar i mirë përgatitur për t’ia adresuar fajin pushtetit në ardhje, duke nxitur tensione ndëretnike dhe cenim të raporteve mes maqedonasve dhe shqiptarëve. Jo zyrtarisht mësohet se struktura të larta ushtarake të ashtuquajtur të paprekshëm dhe familjarë të tyre mund të jenë të përfshirë në inskenimin e rastit, veprime të cilat duhet zbardhur nga komisioni përkatës i sapoformuar. /Alsat.mk

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Diktaturë në veprim: Billbordi që nuk duroi as një orë në Tetovë

Në Tetovë sot u vendos një billbord ku denoncohej shitja e tokës publike me 1 euro/m². Mesazhi ishte i qartë dhe godiste drejt në...

Kërmijt e politikës!

Ashtu siç ngjiten kërmijt nëpër pemë dhe nëpër vende të ndryshme sot po ngjiten edhe njerëzit e zgjedhur të pushtetit njelloj si kërmijt e...

Taravari: Shqiptarët po shtypen, Mickoski nën kontrollin serb, Kurti nuk u mor me ne (Video)

Kryetari i ASH-së, Arben Taravari, ka ashpërsuar tonet politike duke deklaruar se shqiptarët në Maqedoninë e Veriut po shtypen sistematikisht nga politika e qeverisë...

Mexhiti: Pa gratë dhe vajzat, demokracia është gjysmake! Çairi është dhe do mbetet shembull i barazisë

Zëvendëskryeministri i parë dhe kandidati i koalicionit VLEN për kryetar të Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, mbajti një fjalim frymëzues para forumit të gruas...

Raketat balistike kundër Izraelit shkaktojnë hakmarrje vdekjeprurëse në Jemen

Të paktën 6 persona kanë humbur jetën dhe 86 të tjerë janë plagosur si pasojë e sulmeve ajrore izraelite në kryeqytetin e Jemenit, Sanaw. Sulmet...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu